Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Ismajli do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, mbrojtësi pësoi dëmtim në kofshë

08/10/2023
Ismajli do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, mbrojtësi pësoi dëmtim në kofshë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Çekisë dhe Bullgarisë, me lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë mbaruar impenjimet me klubet e tyre këtë fundjavë.

Gjatë të dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli, ndërkohë që gjatë mbrëmjes dhe gjatë të hënës do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të ftuar për sfidat e tetorit.

FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim dhe i është nënshtruar kontrollin nga stafi mjekësor kuqezi. Futbollisti ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit me Empolin dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në konkluzionin se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë.

Kësisoj, Ismajli është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer gradualisht në fushë.

Ndërkaq, grupi i lojtarëve që ishin të pranishëm këtë të dielë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore pa ngarkesa fizike në fushën e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.

Kombëtarja do të zhvillojë një seancë të plotë të hënën pasdite duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë, që luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 12 tetor. Më datë 17 tetor, Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Bullgarisë po në stadiumin e kryeqytetit.

Previous Post

A do të shtyhet ndeshja Kosovë-Izrael, flasin nga FFK-ja

Next Post

Në Egjipt, polici vret turistët izraelitë!

Related Posts

Sport

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Championsit

21/10/2025
Sport

Çmenduri, Arabia Saudite shpërblen me 1.15 milion euro secilin lojtarë të Kombëtares, pas kualifikimit për në Botëror

21/10/2025
Botë

Ndërron jetë në moshën 29-vjeçare mjeshtri i madh amerikan i shahut, Daniel Naroditsky

21/10/2025
Sport

Unitedi fiton pas dhjetë vitesh në “Anfield”

19/10/2025
Sport

Albon Pervizaj mposhtet me nokaut klasik – meçi përfundoi me përleshje masive

19/10/2025
Sport

Goli spektakolar i Ronaldos ndaj Al Fateh (VIDEO)

18/10/2025
Next Post
Në Egjipt, polici vret turistët izraelitë!

Në Egjipt, polici vret turistët izraelitë!

Tronditet skena politike: AKI dhe Levica në prag bashkëpunimi!

21/10/2025

Ngrihen asetet në Serbi e Maqedoni të biznesmenit Markovski,dyshohet për abuzime me tenderë

21/10/2025

Specialja refuzon: Provat që lidhen me krime që janë kryer nga forcat serbe janë të parëndësishme për akuzat

21/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk