Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

ISHT do të dorëzojë raport të martën në Qeveri për situatën me çmimet e larta të ushqimeve

09/02/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se në seancën e Qeverisë të martën Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) duhet të dorëzojë raport për bojkotin e marketeve për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe se janë të mundura masa për kontrollin e çmimeve.

“Pres referim në seancën e ardhshme të Qeverisë, të martën. Mendoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT), bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës do të dalin publikisht me disa parametra. Nëse kjo nuk respektohet nga ana e sistemit, ndërsa kjo fillon me prodhuesit, shpërndarësit dhe zinxhirët, atëherë si qeveri do të na duhet të marrim një lloj tjetër masash mbrojtëse për ta kontrolluar këtë, aty ku është e nevojshme. Ky aksion do të zgjerohet pasi jo vetëm supermarketet apo hipermarketet, por objekt analize do të jenë edhe operatorë të tjerë ekonomikë si farmacitë dhe dyqanet për teknikë të bardhë. Nuk mundet që disa produkte në vendet fqinje të jenë dy deri në tre herë më të lira se në vendin tonë, ndërsa është i njëjti produkt nga i njëjti prodhues dhe me të njëjtën tarifë doganore”, ka thënë Mickoski.

Ai tha se i kupton qytetarët dhe revoltën e tyre për bojkotin e marketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve, por beson se zgjidhja duhet kërkuar në dialogun mes të gjitha palëve të prekura.

“Nëse shohim që njëra palë nuk e respekton marrëveshjen, atëherë si qeveri do të duhet të ndërhyjmë. Ne nuk duam të bëjmë politikë me ndërhyrje, duam përmes dialogut të arrijmë te një zgjidhje e përbashkët. U përpoqëm para Vitit të Ri, por e dini se si përfundoi, u thye besimi ndërmjet Qeverisë dhe tregtarëve”, shtoi Mickoski.

Kryeministri nuk përjashtoi mundësinë e miratimit të masave për çmimet e produkteve në seancën e së martës, në të cilën do të referojë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ku do të ftohen edhe institucione tjera kompetente.

Previous Post

Qytetarët sërish protestuan për Frosinën, kërkuan siguri më të madhe nëpër rrugët e Shkupit

Next Post

Xheneta nuk po e ‘harron’ Gjestin: Mendoja se më priste jashtë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025
Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Next Post

Xheneta nuk po e ‘harron’ Gjestin: Mendoja se më priste jashtë

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk