Tronditje në futbollin rajonal. Ish-trajneri i FC Shkupit, Mladen Zhizhoviq, aktualisht në krye të ekipit Radniçki Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë.
Sipas mediave serbe, Zhizhoviq është ndier keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mlladost Luçanit. Edhe pse stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe ai u transportua me urgjencë në spital, për fat të keq trajneri nuk arriti të mbijetojë.
Ndeshja që po zhvillohej në Luçan u ndërpre menjëherë pas incidentit tragjik.
Zhizhoviq, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, kishte drejtuar Shkupin gjatë sezonit 2023/24. Më herët ai kishte pasur sukses të madh me Boric Banja Lukën, duke e kualifikuar klubin për herë të parë në Ligën e Konferencës. Para pak ditësh, ai mori drejtimin e Radniçki Kragujevcit, ndërsa ndeshja ku humbi jetën ishte vetëm e dyta në stolin e klubit serb.
Futbolli i rajonit ka humbur një trajner të respektuar dhe një profesionist të përkushtuar.(INA)









