Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ish gjykatësja Koco: Situata në Gjyqësor – i drejtë reagimi i ambasadores amerikane!

30/04/2023
Ish gjykatësja Koco: Situata në Gjyqësor – i drejtë reagimi i ambasadores amerikane!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish gjykatësja supreme, Vera Koco duke komentuar zhvillimet e fundit në Këshillin Gjyqësor, tha se ajo që ka ndodhur është mosrespektim i ligjit dhe mungesë e normave morale, percjell KlanM.

Në një intervistë për REL, ajo theksoi se, ambasadorja amerikane ka reaguar me të drejtë për Gjykatë e Apelit, ndërsa arsyetimi i kësaj të fundit nuk qëndron.

Sipas saj, paralajmërimi se ky këshill, do të vendosë në rend dite përgjegjësinë e gjykatësit nga Apeli, Enver Bexheti, i cili ka mbajtur nëntë muaj në sirtar lëndën e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, për përgjimin masiv, spekulohet se ka qenë njëra ndër arsyet që nxiti zhvillimet në Këshillin Gjyqësor.

Madje, sic percjell KlanM, ajo tha se, për Bexhetin, ka pasur një raport të përgatitur dhe ai është planifikuar të shqyrtohet në seancë.

“Me siguri, po spekuloj tani, ka qenë çështja të shqyrtohet ose jo ai raport dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor janë ndarë në dy anë. Disa kanë qenë për shqyrtimin e atij raporti, të tjerët me siguri jo. Dhe për këto arsye ka ardhur deri te ndërprerja e seancës dhe papritmas është marrë vendim për shkarkimin e kryetares, që është non sense. Nuk mund të veprohet kështu” – tha Vera Koco, ish gjykatëse supreme.

Në seancën e së mërkurës, sic njofton KlanM, me propozim të zëvendëskryetarit të Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi u shkarkua në mënyrë të paligjshme dhe pa respektimin e procedurave ligjore, kryetarja e këtij këshilli, Vesna Dameva. Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri, ishte caktuar për më 2 maj.

Këto zhvillime kanë nxituar reagime të shumta në opinon. Partia Lidhja Demokratike, sic njofton KlanM, sot nëpërmjet një komunikate për media, ka kërkuar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje, për zhvillimet e fundit, për besimin e ulët në gjyqësor, për vjetërsimin e qëllimshëm të lëndëve të vështira gjyqësore, si dhe dyshimet për korrupsion në sistemin gjyqësor.

“Lidhja Demokratike insiston edhe në revizion të punës së të gjithë gjykatësve, si dhe shfuqizimin e amendamentit kushtetues me të cilin gjykatësit përjashtohen nga përgjegjësia penale për sjelljen e vendimeve gjyqësore dhe rishqyrtimin e mandatit të përhershëm të gjykatësve. Me dorëheqjen do të bëhet një hap i vogël drejt fillimit të reformave të domosdoshme rrënjësore në gjyqësor, por edhe në sistemin gjyqësor në tërësi” – thonë nga Lidhja Demokratike.

Javë më parë, ambasadorja amerikanë në vend, Angjela Ageler përmes një letre drejtuar institucioneve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, ka shprehur shqetësimin e saj dhe të SHBA-së për gjendjen me sistemin gjyqësor.

Një pjesë e kritikave të adresuara në këtë letër, sic percjell KlanM, kishin të bënin me Gjykatën e Apelit sa i përket aktgjykimeve të shkallës së parë për personalitete të profilit të lartë, të cilët kjo gjykatë i shfuqizoi dhe i dërgoi në rigjykim, me çka një pjesë e tyre u vjetërsuan.

Previous Post

Jep dorëheqje drejtori i NP Parqe dhe Gjelbërim Shkup, Zuhejr Rexhepi

Next Post

MPJ: Nga Sudani evakuohen katër shtetas të RMV-së

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
MPJ: Nga Sudani evakuohen katër shtetas të RMV-së

MPJ: Nga Sudani evakuohen katër shtetas të RMV-së

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk