Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Ish-futbollisti Kavelashvili zgjidhet president i Gjeorgjisë

14/12/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mikheil Kavelashvili është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë shtet.

Ai është zgjedhur president përmes një procesi indirekt të votimit. Kavelashvili, ish-futbollist, njihet si figurë me qëndrime të së djathtës ekstreme. Ky 53-vjeçar ka bindje kundër Perëndimit dhe kundër të drejtave për komunitetin LGBTQ.

Presidentin në këtë shtet e zgjedh një kolegj zgjedhor, që ka 300 delegatë, ndonëse këtë herë, anëtarë të opozitës e kanë bojkotuar procesin.

Kolegji zgjedhor është i dominuar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Zona rreth ndërtesës së Parlamentit të Gjeogjisë është barrikaduar të shtunën dhe trafiku është ndaluar, teksa protestueset opozitarë janë mbledhur për protesta të mëdha.

Në atë zonë është vërejtur prezencë e madhe e forcave policore.

Protestat janë vazhdimësi e marsheve që janë mbajtur pas zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura javë më parë, të cilat presidentja aktuale dhe opozita besojnë se janë manipuluar.

Kavelashvili do të jetë pasardhës në pushtet i presidentes aktuale, Salome Zurabishvili, e cila ka qasje pro-evropiane, dhe u është bashkuar protestave të opozitës për çdo ditë në dy javët e fundit.

Zurabishvili, e cila është bërë halë në sy për partinë në pushtet dhe e ka kritikuar Ëndrrën Gjeorgjiane për qëndrime secilën herë e më autoritare, ka thënë se nuk do të largohet nga presidenca, pas inaugurimit të Kavelashvilit më 29 dhjetor.

“Ajo që do të ndodhë në parlament është parodi – një ngjarje jokushtetuese dhe jolegjitime”, ka thënë ajo përmes një konference për media më 13 dhjetor.

Ajo ka thënë më parë se zgjedhjet parlamentare janë manipuluar me ndihmën e Rusisë.

Kriza politike në Gjeorgji ka shpërthyer pasi Ëndrra Gjeorgjiane ka pretenduar fitore në zgjedhje, ndërsa kriza është intensifikuar pas vendimit të kësaj partie për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian deri më 2027.Autoritetet kanë tentuar të shtypin dhunshëm protestat, duke arrestuar qindra njerëz në dy javët e fundit.

Dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Previous Post

Mickoski paralajmëron 600 vende të reja pune në MPB

Next Post

Vuçiq pret pasoja të rënda, Amerika sanksionon industrinë serbe të naftës me lidhje ruse

Related Posts

Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post

Vuçiq pret pasoja të rënda, Amerika sanksionon industrinë serbe të naftës me lidhje ruse

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk