Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ish-drejtori i ASK-së: Mickoski nuk është monitoruar dhe përgjuar, të deklasifikohen dokumentet rreth dyshimeve për keqpërdorim

02/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Viktor Dimovski, iu përgjigj sot në mëngjes në profilin e tij në Facebook akuzave për keqpërdorime në Agjenci që u bënë gjatë periudhës kur ai drejtonte shërbimin, e që lidhen me monitorimin dhe përgjimin e liderit të atëhershëm të opozitës, ndërsa tani kryeministër aktual Hristijan Mickoski, si dhe të biznesmenëve dhe gazetarëve.

Në publikimin, Dimovski, pa përmendur emra, thotë se gjatë periudhës kur ai ishte në krye të ASK-së, lideri i partisë së atëhershme opozitare nuk ishte subjekt i interesit të veçantë operativ të Agjencisë, dhe as nuk u aplikuan masa operative-teknike kundër tij.

Dimovski i bën thirrje drejtorit aktual të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovskit, që të deklasifikojë dokumentet rreth keqpërdorimeve të dyshuara, veçanërisht ato që lidhen me Mickoskin.

“Gjatë ditës dë djeshme nga ana e kryeministrit dhe nga drejtori aktual i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare u deklaruan akuza serioze për keqpërdorim të supozuar të burimeve shtetërore për përgjimin e ish-liderit të opozitës (tani kryeministër), biznesmenëve dhe gazetarëve nga ASK-ja dhe Agjencia e Inteligjencës. Duke pasur parasysh se në një brifing të mëparshëm për media në ASK u përmend periudha nga viti 2019 dhe 2024, pjesë në të cilën edhe unë kam ushtruar detyrën e drejtorit të ASK-së, deklaroj me përgjegjësi se ai si lider i partisë së atëhershme opozitare në periudhën nga viti 2019 – 2022 nuk ishte subjekt i një interesi të veçantë operativ të Agjencisë , nuk ishte subjekt i punës së organizuar operative dhe për këtë arsye nuk ishte objektiv ndaj të cilit u zbatuan çfarëdo lloj masa operativo-teknike”, thekson Dimovski.

Lidhur me këtë, siç thekson, me kërkesë të tij, në rendin e ditës të komisionit kompetent parlamentar për mbikëqyrjen e punës së AI-së dhe ASK-së u përfshi edhe pika për informimin rreth rastit dhe akuzave të bëra në mediat elektronike.

Dimovski ishte drejtori i parë i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, e cila u krijua pas reformave të sistemit të sigurisë së vendit. Ai e udhëhoqi agjencinë që nga themelimi i saj në vitin 2019 deri në vitin 2022, kur u zëvendësua nga Zharko Miloshevski.

Previous Post

Thellohet bilanci tragjik në Afganistan, shkon në 1400 numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues

Next Post

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

Related Posts

Maqedoni

KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

02/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Për herë të parë në historinë e këtij shteti dikush është kujdesur për zhvillimin e komunave

02/09/2025
Maqedoni

Azizi: Bujari dje e pranoi takimin me Gruevskin, sot e mohon. Panikë nga reagimi i shqiptarëve!

02/09/2025
Maqedoni

Nga nesër pasdite deri të premten mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

02/09/2025
Maqedoni

Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

02/09/2025
Maqedoni

Nga nesër nis aplikimi për shujtën e subvencionuar studentore 

02/09/2025
Next Post

OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja

Nata që do të skuqë qiellin, çka pritet të ndodhë më 7 shtator?

02/09/2025

KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

02/09/2025

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk