Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Irani shton raketa të sofistikuara në arsenalin e tij

24/12/2023
Irani shton raketa të sofistikuara në arsenalin e tij
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sofistikuara lundruese, të prodhuara në vend, raportoi media shtetërore iraniane ditën e sotme.

Sipas njoftimit, raketat e llojit Talaleieh dhe Nasir arritën në bazën detare afër Oqeanit Indian në qytetin-port të Konarkut, që gjendet rreth 1.400 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.

Shefi i marinës, admirali Shahram Irani, tha se raketat Talaeieh kanë një rreze veprimi prej mbi 1.000 kilometrash, duke i cilësuar këto raketa si “të mençura”. Irani tha se raketat lundruese kanë aftësi të godasin caqe në kohën sa janë në lëvizje.

Ai tha se raketat Nasir kanë në rreze veprimi prej 100 kilometrash dhe mund të instalohen në luftanije.

Muajin e kaluar, një anije mallrash në pronësi të një miliarderi izraelit u sulmua nga një dron i dyshuar iranian në Oqeanin Indian, përderisa Izraeli nisi luftën në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Britania, grupit radikal që mbështetet nga Irani.

Kohë pas kohe Irani njofton për testime të raketa, për prodhimin e pajisjeve të reja ushtarake, por këto njoftime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Teherani ka thënë se ka disa lloje të raketave me rreze veprimi deri në 2.000 kilometra, aftësi e mjaftueshme për të sulmuar bazat që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë në rajon. /REL

Previous Post

Lëvizja VETËVENDOSJE i bashkëngjitet Lidhjes Europiane për Ndryshim

Next Post

Anulohen Krishtlindjet në Betlehem për shkak të luftës në Gaza

Related Posts

Aktuale

Trazira në Milano: Protesta për Gazën përfundon në kaos, 60 policë të plagosur (VIDEO)

22/09/2025
Botë

Putin del me një ofertë bërthamore për Trumpin

22/09/2025
Botë

Legjenda e tenisit rrëfen jetën pas hekurave: Burgu ishte beqaria më e gjatë që nga mosha 15-vjeçare

22/09/2025
Botë

Italia në grevë të përgjithshme në solidaritet me popullin palestinez

22/09/2025
Botë

Supertajfuni katastrofik i afrohet Filipineve, mijëra njerëz evakuohen

22/09/2025
Botë

Çfarë do të thotë në të vërtetë njohja e një shteti palestinez

22/09/2025
Next Post
Anulohen Krishtlindjet në Betlehem për shkak të luftës në Gaza

Anulohen Krishtlindjet në Betlehem për shkak të luftës në Gaza

Kryeministri Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Shtip

23/09/2025

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperature deri në 33 gradë

23/09/2025

Ousmane Dembele është fituesi i Topit të Artë 2025

22/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk