Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Irani dënon me vdekje pesë persona, i akuzon se punuan për Izraelin

23/03/2023
Irani dënon me vdekje pesë persona, i akuzon se punuan për Izraelin
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona, katër burra dhe një grua, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad.

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Hengaw, me bazë në Norvegji tha se të paktën edhe pesë persona të tjerë janë dënuar me burgim.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Irani ekzekutoi katër persona për bashkëpunim me Izraelin.

Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve që thotë se spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Irani nuk e njeh Izraelin dhe mbështet grupet e armatosura anti-izraelite në mbarë rajonin, sikurse Hezbollah dhe Hamas.

Irani dhe Izraeli për një kohë të gjatë e akuzojnë njëri-tjetrin për spiunim. Izraeli e sheh Iranin si kërcënimin më të madh dhe vazhdimisht ka kërcënuar me veprime ushtarake për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Irani mohon se synon që të ketë armë bërthamore dhe është zotuar për përgjigje të ashpër ndaj çdo agresioni izraelit.

Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit 2021. Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur dhe atë mbi 1.000.

Ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e ekzekutimeve gjatë vitit 2022.

Previous Post

Refuzuesit e punës në Maqedoni do të mbeten pa ndihmë sociale

Next Post

Rasti “Tortura”, Apeli konfirmon lirimin Mijallkovit

Related Posts

Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Next Post
Rasti “Tortura”, Apeli konfirmon lirimin Mijallkovit

Rasti "Tortura", Apeli konfirmon lirimin Mijallkovit

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk