Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Irakiani kapet në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të Kosovës me emrin Valdrin

05/01/2024
Irakiani kapet në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të Kosovës me emrin Valdrin
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një profesor i ri irakian është kapur nga policia kufitare kroate, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht atje.

Sipas medias kroate “Jutarnji”, profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26), si ilegal në pikën kufitare të Bajakovës, u kap në tualet ku kërkoi strehim nga policët kroatë.

Me t’u kapur, ai kishte prezantuar një letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin.

“Në të njëjtën kohë, ai ka tentuar të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z”, ka raportuar “Jutarnji”, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, në vend që të shkonte në Zvicër, ai fillimisht përfundoi në paraburgim dhe u akuzua penalisht për keqpërdorim të dokumentit të identitetit.

Prokuroria në një kohë shumë të shkurtër ngriti aktakuzë kundër profesorit dhe gjykata po ashtu shpejt me propozimin e prokurorisë e dënoi me urdhër penal dhe dënimi është me kusht – pesë muaj burg me një periudhë prove njëvjeçare. Ai duhet të paguajë edhe 66.36 euro shpenzime gjyqësore.

Në mbrojtje të tij ai ka përshkruar se një vit më parë ka ardhur në Kosovë nga Iraku, prej nga ka arritur në Serbi ilegalisht, pa treguar askund dokumentet.

“Pastaj erdha edhe në Kroaci. Dhe i gjithë udhëtimi ishte organizuar për mua në Kosovë dhe doja të shkoja në Bazel. Shoferi që më ka marrë në Serbi ma ka dhënë letërnjoftimin në emër të Valdrinit, por emrin nuk e di. Erdha në Kroaci me ndihmën e një udhërrëfyesi nëpër pyll. Pas kësaj, shoferi më tregoi makinën në të cilën duhet të hipja. Me të hyrë në makinë, shoferi më bërtiti: ‘Policë! Dilni nga makina dhe vraponi në tualet!’. Dhe unë e bëra atë. Shkova në tualet ku policia erdhi shumë shpejt dhe trokiti në derë. Unë dola dhe, me kërkesën e tyre, u dhashë atyre ID-në e dikujt tjetër si timen”, ka deklaruar i riu irakian.

Previous Post

Tensione mes dy Koreve, Pheniani gjuan predha artilerie drejt kufirit

Next Post

Cikloni Befana drejt Italisë, do të godasë edhe Ballkanin!

Related Posts

Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Rajon

Grebenarov: Në Maqedoni ka 250 mijë qytetarë me pasaporta bullgare

11/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post
Cikloni Befana drejt Italisë, do të godasë edhe Ballkanin!

Cikloni Befana drejt Italisë, do të godasë edhe Ballkanin!

Zgjedhjet lokale, KSHZ bën përgatitjet e fundit

13/10/2025

Bujar Osmani: Pres zgjedhje parlamentare dhe qeveri të re në mars

13/10/2025

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk