Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

IPIS: VLEN fiton Shkupin, shqiptarët i kthejnë shpinën “referendumit” të AKI-së

26/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, Instituti për hulumtime politike – Shkup (IPIS) ka publikuar sondazhin e realizuar për nevojat e Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM), i cili sjell një tablo të re për garën në kryeqytet dhe komunat përreth.

Bashkim Bakiu, kandidati i VLEN-it, së bashku me bartësin e listës Zekerija Berisha, është sot kandidati shqiptar me mbështetjen më të madhe në Shkup. Me 6.2% të përkrahjes, ai po fiton terren dhe po konsolidohet si figura më e besueshme për elektoratin shqiptar.

Në anën tjetër, Skender Rexhepi Zejd i AKI-së, së bashku me bartësin e listës Abdulselam Selamin, me 5.8%, po shfaqen në rënie. Strategjia e tyre për ta shndërruar këtë garë lokale në një “referendum” etnik nuk ka dhënë efekt. Shqiptarët po e refuzojnë këtë narrativë të konsumuar, duke treguar se nuk i besojnë më retorikave që ngritin artificialisht çështje etnike në zgjedhje lokale.

Mexhiti e Murtezi bindshëm në Çair… Elmazi e Idrizi drejt fitores në Saraj!

Kjo prirje e sondazhit nuk ndalet vetëm te Qyteti i Shkupit. Në Çair, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, së bashku me bartësin e listës Muhamed Murtezi, sipas të gjitha matjeve të opinionit publik prijnë dukshëm përballë Bujar Osmanit dhe Kemal Matoshit.

Ndërsa në Saraj, Muhamed Elmazi dhe bartësi i listës Amir Idrizi, si dy figura të reja politike, po fitojnë terren përballë kandidaturave të Blerant Ramadanit dhe Iljaz Veselit, të cilat më shumë kanë shkaktuar hutim tek banorët për shkak të kundërshtive të tyre politike si dy parti të ndryshme.

Ky sondazh i IPIS-it jep mesazhin e qartë se VLEN, përmes kandidatëve të saj, po fiton besimin e shqiptarëve dhe po konsolidohet si forca politike në Shkup, ndërsa AKI-ja me narrativën e saj për “referendum” po humb terren dhe besueshmëri.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një intervistë të fundit deklaroi se VLEN do t’i fitojë zgjedhjet edhe pa mbështetjen e VMRO-DPMNE-së.

Në panoramën e përgjithshme të garës, Orce Gjorgjievski prin me 29%, ndërsa 29.6% e votuesve mbeten ende të pavendosur. Kaja Shukova ka 8.1% dhe Goran Markovski 5.9%, duke plotësuar renditjen.

Previous Post

Besar Durmishi demanton Bajram Rexhepin: Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat në kohën e BDI-së

Next Post

Ledioni reagon me një mesazh për Gjestin dhe familjen e tij

Related Posts

Maqedoni

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

26/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” drejt përfundimit, investim i rëndësishëm për Çairin

26/09/2025
Maqedoni

Besar Durmishi demanton Bajram Rexhepin: Qyteti mezi merrte frymë nga plehrat në kohën e BDI-së

26/09/2025
Maqedoni

Muhamet Elmazi nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike

26/09/2025
Maqedoni

Qoku: BDI iu lut Mickoskit për pushtet, Ahmeti mbron vetëm pasurinë e familjes

26/09/2025
Maqedoni

Rojkind: Çarshia do të jetë vendi ku rrëfehet historia e Shkupit

26/09/2025
Next Post

Ledioni reagon me një mesazh për Gjestin dhe familjen e tij

Donald Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26/09/2025

Kostovski: Buteli do të ketë poliklinikë ultramoderne, po nis një epokë e re për shëndetësinë lokale (FOTO)

26/09/2025

Mexhiti: Rruga “Maksut Sadik” drejt përfundimit, investim i rëndësishëm për Çairin

26/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk