Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti

11/03/2023
Inxhinierët turq: Ndërtuesit fajtorë për numrin e lartë të vdekjeve nga tërmeti
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa pjesë të Turqisë juglindore kanë filluar përpjekjet për rimëkëmbje nga tërmeti i muajit të kaluar, shumë pyesin pse kaq shumë ndërtesa relativisht të reja u shembën gjatë tërmetit me magnitudë 7.8. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, disa inxhinierë turq e drejtojnë gishtin nga politikat e qeverisë si fajtori kryesor për këtë.

Një muaj pas tërmetit, mbeturina betoni dhe metali qëndrojnë mbi rrugë dhe trotuare në qytetet më të goditura të Turqisë juglindore. Nën rrënoja ende gjenden trupa të pajetë.

ADVERTISING

Miliona ton mbeturina po hiqen ngadalë. Por pyetjet mbi nivelin e shkatërrimit nuk po largohen.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Liposuction In Mexico: Prices May Surprise You!
Liposuction Cost
Të mbijetuarit tregojnë se kur filluan dridhjet e tokës, katet filluan të shëmben njëra mbi tjetrën, sikur të ishin të bëra prej një materiali të butë. Disa ndërtesa mbijetuan relativisht të padëmtuara, ndërsa të tjera, pranë tyre, u shembën. “Fakti që kishte ndërtesa që nuk u rrënuan ndonëse janë pranë atyre që u shemben nga tërmeti, tregon se projekti, zbatimi, ose fazat e kontrollit të ndërtesave të shembura nuk kanë funksionuar”, thotë Hasan Aksungur, kryetar i Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Adana.

Kritikët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan thonë se qeveria e tij ofroi disa herë amnisti për ndërtesat e paligjshme, duke i lejuar ndërtuesit të mos respektojnë rregullat bazë të sigurisë. Miliona ndërtesa u çertifikuan në këtë mënyrë.

Pas amnistisë së fundit më 2018, ndërtesat u hipotekuan pa iu nënshtruar asnjë kontrolli, asnjë inspektimi”

“Që nga viti 1985, ka pasur amnisti të njëpasnjëshme. Pas amnistisë së fundit më 2018, ndërtesat u hipotekuan pa iu nënshtruar asnjë kontrolli, asnjë inspektimi, vetëm duke paguar tarifat përkatëse”, thotë zoti Aksungur.

Para tërmetit, qeveria po shqyrtonte dhënien e një tjetër amnistie për ndërtuesit, përpara zgjedhjeve presidenciale, që do mbahen në muajin maj.

Zoti Erdogan u mburr me këto amnisti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019, siç bëri gjatë një tubimi zgjedhor në provincën e Hatajit, tani një nga më të goditurat nga tërmeti.

“Me vendimet për amnisti, ne zgjidhëm problemet për 205 mijë qytetarë të Hatajit ”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Qeveria turke nuk i është përgjigjur kërkesave të Zërit të Amerikës për koment.

Ministri turk i Drejtësisë ka nënvizuar se edhe partitë opozitare e kanë mbështetur amnistinë për ndërtuesit. Muajin e kaluar, Presidenti Erdogan akuzoi rivalët se po e shfrytëzojnë tërmetin për përfitime politike.

“Ne e dimë se disa po fërkojnë duart, duke pritur që shteti dhe qeveria të bien nën rrënoja bashkë me njerëzit tanë”, tha zoti Erdogan.

Presidenti turk ka thënë se zgjedhjet presidenciale të majit nuk do të shtyhen. Reagimi i strukturave të shtetit ndaj tërmetit dhe arsyeja që shkaktoi vdekjen e më shumë se 45 mijë njerëzve duket se do të jenë çështje kyçe të fushatës zgjedhore, ndërsa presidenti aktual kërkon një mandat të tretë.

Previous Post

Kjo është kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.

Next Post

Buka e bardhë apo e zezë më e mirë për shëndetin?!

Related Posts

Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Rajon

Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK

09/10/2025
Rajon

Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

09/10/2025
Rajon

U pagua nga Radojiçiq: Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë

08/10/2025
Botë

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

06/10/2025
Botë

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Toksina të rrezikshme

06/10/2025
Next Post
Buka e bardhë apo e zezë më e mirë për shëndetin?!

Buka e bardhë apo e zezë më e mirë për shëndetin?!

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk