Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, 89 të vrarë në 24 orët e fundit

12/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet ajrore izraelite në Qytetin e Gazës janë intensifikuar në ditët e fundit, pasi kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu, miratoi planet për zgjerimin e ofensivës ushtarake në këtë zonë.

Të paktën 89 palestinezë janë vrarë 31 prej të cilëve kërkonin ndihmë ndërsa rreth 513 janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrat e jashtëm të 25 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Francën, Spanjën dhe Japoninë, si dhe dy nënshkrues nga BE-ja, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke thënë se “vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme”. Ata iu bëjnë thirrje qeverisë izraelite të lejojnë dërgesat e ndihmave dhe të aktorëve thelbësorë humanitarë të operojnë në Gaza.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit që të japë autorizim për të gjitha dërgesat e ndihmës nga OJQ-të ndërkombëtare dhe të zhbllokojë veprimin e aktorëve thelbësorë humanitarë. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm, të përhershëm dhe konkretë për të lehtësuar aksesin e sigurt dhe në shkallë të gjerë për OKB-në, OJQ-të ndërkombëtare dhe partnerët humanitarë. Të gjitha kalimet dhe rrugët duhet të përdoren për të lejuar një vërshim ndihme në Gaza, duke përfshirë furnizimet me ushqime, strehimin, karburantin, ujin e pastër, ilaçet dhe pajisjet mjekësore. Forca vdekjeprurëse nuk duhet të përdoret në vendet e shpërndarjes, dhe civilët, humanitarët dhe punonjësit mjekësorë duhet të mbrohen.”

Tel Avivi kritikohet çdo ditë për luftën 22-mujore ,teksa ekspertët që mbështeten nga Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për uri të tejskajshme në Gaza.

Ndërsa Netanyahu po përballet me presion gjithnjë e më të madh për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura, si dhe për planet e tij për zgjerimin e luftës, të cilën ai është zotuar ta vazhdojë me ose pa mbështetjen e aleatëve.

Ofensiva izraelite ka vrarë të paktën 61,499 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, shifra të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme.

Previous Post

Mexhiti: Luboteni është simbol i qëndresës dhe dinjitetit

Next Post

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

Related Posts

Botë

Ultimatumi i Trump për paqen në Gaza, Hamas i përgjigjet Presidentit amerikan: Po injoron popullin palestinez

30/09/2025
Botë

Tragjedi në Francë, Ambasadori i Afrikës së Jugut hidhet nga kati i 22-të i hotelit

30/09/2025
Aktuale

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30/09/2025
Botë

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30/09/2025
Botë

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30/09/2025
Aktuale

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë, mundësi që nuk duhet humbur

30/09/2025
Next Post

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

Valencia paditë Netflix-in, arsye dokumentari “Baila, Vini”

30/09/2025

Nuk i nxe salla: Simpatizantë të VLEN-it ngelen jashtë, vendosen LED për ta parë konventën

30/09/2025

Ultimatumi i Trump për paqen në Gaza, Hamas i përgjigjet Presidentit amerikan: Po injoron popullin palestinez

30/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk