Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Inteligjenca artificiale ndihmon njerëzit me çrregullime zanore

09/03/2024
Inteligjenca artificiale ndihmon njerëzit me çrregullime zanore
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

2
Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale, mund të ndihmojë individët me çrregullime zanore që të flasin natyrshëm me zërin e tyre.

Ky përparim mund të ofrojë një shans për miliona njerëz që të zhvillojnë biseda më të qarta.

Joris Casterman ka një çrregullim zanor dhe i merret goja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai thotë se kur pëshpërit e folura e tij është e rrjedhshme dhe e qartë.

“Sepse kur jeni duke pëshpëritur nuk i përdorni kordat vokale”, thotë Joris Castermans, themelues i firmës “Whispp”.

Kjo shpjegon se pse individët që kanë probleme me të folurit mund të ulin çrregullimet e të folurit me rreth 85% nëse pëshpërijnë.

Ky fakt mahnitës e frymëzoi zotin Castermans që të zhvillojë aplikacionin Whispp, i cili përdor inteligjencën artificiale për të përmirësuar të folurën e individëve që kanë çrregullime të theksuara.

Një prej tyre është George Coster, i cili ka paralizë të kordave zanore. Por falë teknologjisë Whispp, zoti Coster ishte në gjendje të dëgjonte përsëri zërin që kishte para çrregullimeve shëndetësore.

Përdoruesit mund të zgjedhin ta personalizojnë zërin e tyre duke bërë regjistrime brenda aplikacionit Whispp, ose të përdorin regjistrime të hershme të zërit të tyre.

Ruud van Noorden është operuar dhe ka hequr laringun ‘kutinë e zërit’.

Por teknologjia e avancuar që ndërthur inteligjencën artificiale në aplikacionin Whispp, i ka kthyer atij në kohë reale zërin e dikurshëm dhe natyral. Përdoruesit mund të bëjnë telefonata dhe lidhje me video brenda aplikacionit.

​“Situata ideale është për një bisedë të qetë dhe të rrjedhshme, pa vonesa. Synimi është që aplikacioni ynë të jetë në çdo telefon dhe kompjuter në të gjithë botën”, thotë Joris Castermans, themeluesi i firmës Whispp.

Ai thotë se aplikacioni është ndërtuar me synimin për të transformuar jo vetëm të folurën, por edhe cilësinë e jetës së individëve me çrregullime zanore./VOA

Previous Post

Çairi bën “ligjin” në shtëpi, deklason Struzhankën

Next Post

Latifi: Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove?

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Latifi: Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove?

Latifi: Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove?

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

10/05/2025

Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

10/05/2025

Ali Ahmeti: Mblidheni mendjen! Një thirrje e jona shkakton tërmet!

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk