Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Inspektorët kontrollojnë tregtarët për çmimet në faqet e internetit

22/04/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej hyrjes në fuqi të masës së re të Qeverisë për publikimin e çmimeve të produkteve në faqet e internetit, tek disa shitës me pakicë janë zbuluar disa parregullsi, ndërkohë që disa farmaci nuk respektojnë këtë vendim, më saktë nuk kanë fare faqe interneti.

Shoqata e farmacive private thotë se barnatoret nuk janë tregtarë të zakonshëm, por institucione shëndetësore dhe siç thonë ata, duhet të shpërndajnë barna sipas terapisë së përshkruar, e jo të merren me tregti.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut thonë se kontrollet do të zhvillohen në disa faza.

“Deri të premten Inspektorati shtetëror i tregut do të kontrollojë faqet e shitësve me pakicë. Nga java e ardhshme do të fillojë faza e dytë e kontrollit, ku do të kontrollohet nëse çmimet në faqet e internetit përputhen me çmimet në markete, farmaci, dyqane për teknikë të bardhë. Deri më tani tek shitësit janë zbuluar disa vërejtje për të cilat janë paralajmëruar dhe duhet korrigjuar sa më shpejt të jetë e mundur”, thonë nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Qeveria thotë se janë 10 ekipe të inspektorëve që kryejnë kontrolle.

“Janë formuar 10 ekipe në mbarë territorin, do të bëhet kontroll dhe monitorim me qëllim të konstatimit të situatës, në përputhje me obligimet që dalin nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shpresojmë në respektimin e duhur të masave të parapara. Pas konstatimit të situatës do të ndërmerren të gjitha masat në pajtim me ligjin”, njoftojnë nga Qeveria.

Së pari, ata që nuk respektojnë ligjin do të marrin vërejtje, e më pas gjoba deri në 10 mijë euro.

Masa e Qeverisë për publikimin e çmimeve të produkteve ka nisur të zbatohet të premten. E njëjta parashikon që të gjithë shitësit me pakicë me mbi 10 punonjës apo më saktë, supermarketet, farmacitë, dyqanet e mobiljeve dhe dyqanet e teknikës së bardhë, duhet të publikojnë çdo ditë çmimet e produkteve në faqet e tyre dhe t’i përditësojnë ato nëse ndryshojnë.

Të gjithë qytetarët që zbulojnë parregullsi, apo çmim të caktuar në ueb faqe e tjetër çmim në market, kanë mundësi ta denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Previous Post

Terapia për pacientët me kancer pritet të arrijë deri në fund të javës

Next Post

Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës

Related Posts

Aktuale

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Next Post

Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk