Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Inspektorati për Ambient Jetësor përballet me mungesë kuadri, veçanërisht mungesë të inspektorëve

10/11/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati i Ambientit Jetësor përballet me mungesë të inspektorëve të cilët duhet të mbikqyrin gjendjen ekologjike në terren. Drejtoresha e Inspektoratit, Ivana Ginovska, për Alsat tha se për momentin ka mungesë të 17 inspektorëve, ndërsa për të funksionuar pa pengesa, u nevojiten gjithsej 40.

“Morëm mendim negativ nga Ministria e Financave për punësimin e tre inspektorëve të rinj edhe pse e kemi të patjetërsueshme dhe disa herë kemi apeluar dhe kemi njoftuar për urgjencën e gjendjes por ja shohim se Qeveria e re po e shkurton buxhetin për gjithçka, madje edhe për punësime”, deklaroi Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit të Ambientit Jetësor.

Ginovska njoftoi se Qeveria po përgatitë një strategji të re, me çka inspektorët komunal dhe ato shtetëror do të bëhen bashkë. Kështu me mbi 100 inspektorë, do të mbuloheshin të gjitha qytetet.

“Ja në muajin mars në Manastir një inspektor do të pensionohet dhe i gjithë ai rajon do të mbetet i pambuluar. Në Kumanovë gjithashtu nuk ka inspektor dhe e mbulon inspektor nga Kriva Pallanka. Në shumë vende kemi mungesë, një inspektor shkon nga njëri vend në tjetrin. Fizikisht nuk mund të arrihet”, shtoi Ivana Ginovska – Drejtoreshë e Inspektoratit të Ambientit Jetësor.

Puna e inspektorëve në terren nuk është e lehtë. Pejo Kirovski, inspektor me përvojë 17 vjeçare thotë se deri tani ka shqiptuar shumë gjoba për ndotje të ambientit, madje në shumë prej 100 mijë apo 120 mijë euro. Në të shumtën e rasteve, kompanitë industriale përshkak presionit të inspektorëve, kanë qenë të detyruar të vendosin filtra.

“Puna jonë është pak specifike dhe me rrezik dhe për këtë arsye, në përputhje me ligjin për mbikqyrje inspektuese u soll një nen që të jepen 30% shtesa për shkallën e rrezikshmërisë në punën tonë. Kjo na dha stimul dhe na u rritën pagat dhe si rezultat i kësaj besoj se inspektorët e ambientit jetësor e kryejnë punën me ndërgjegje dhe inspektimet i kryejnë në mënyrë cilësore”, u shpreh Pejo Kirovski – Inspektor i Ambientit Jetësor.

Me presione dhe kërcënime në terren është përballur edhe inspektorja Angella Temellkovska.

“Po, unë si një grua, nuk ndodhë shpesh por ka raste kur përshkak se jam grua dhe ndoshta mund të kalojnë më lehtë por kjo varet nga vet qëndrimi i inspektorëve. Kam pasur kërcënime, kemi pasur presione por megjithatë përsëri do ta them, gjithçka varet nga qëndrimi, karrakteri i inspektorit dhe profesionalizmi ynë në punë. Për fat të mirë nuk ka patur gjëra më të trishta”, tha Angella Temellkovska – Inspektore e Ambientit Jetësor.

Inspektorati për momentin ka në dispozicion 17 inspektorë të ambientit jetësor, 3 inspektorë për mbrojtje të natyrës dhe dy për ekonomizim me ujëra. /Alsat.mk

Previous Post

Turqia dëbon 325 shtetas afganë, ja çfarë pritet të ndodhë

Next Post

Princesha Kate i rikthehet angazhimeve publike

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Princesha Kate i rikthehet angazhimeve publike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk