Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Iniciohet procedurë ndaj katër policëve, nuk kanë gjobitur shoferin i cili udhëtonte me 272 km/h

07/08/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është inicuar procedurë kundër kryeshefave dhe nëpunësve të policisë sepse nuk kanë sanksionuar një shofer i cili më 6 maj të këtij viti me “porshe” kishte vozitur 272 kilometra në orë në autostradën Shkup – Veles. Shoferi në vend që të sanksionohej vetëm i ishte tërhequr vërejtje.

“Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale dorëzoi informatë Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër katër nëpunësve policorë të cilët nuk kanë marrë masa në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor ndaj shoferit i cili ka ngasur automjetin me shpejtësi prej 272 km në orë, kurse shoferit i është tërhequr vetëm vërejtja”, njoftoi sot MPB.

Pas kontrolleve të kryera, shqyrtimit të materialit zyrtar dhe këqyrjes së video-incizimeve nga radari i ditës 06.05.2024, u konstatua se dy nëpunës policorë, duke vepruar me urdhër për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve me radar në autostradën Shkup-Veles, kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion, përkatësisht i kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së veturës “porshe” prej 272 kilometra në orë, në vend ku lëvizja me shenjë komunikacioni ka qenë e kufizuar në 120 kilometra në orë.

“Në vend të përpilimit të procesverbalit për konstatim të kundërvajtjes dhe urdhërpagesës për kundërvajtje, duke pasur parasysh se për këtë lloj kundërvajtjeje, sipas nenit 36 ​​paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, është paraparë gjobë në shumë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë dhe ndalim për drejtimin e automjetit prej gjashtë deri në 12 muaj, kundërvajtësit i është dhënë vetëm vërejtje për kundërvajtje në komunikacion”, bëhet e ditur në kumtesë.

Shefi i Njësisë Lëvizëse për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor ka kërkuar nga kreu i Departamentit të Policisë së Uniformuar – Njësia e Çështjeve Rrugore që të mos shënojë penalitet për kundërvajtje të kryer, për këtë arsye drejtuesi i Departamentit të Uniformës së Policisë – Sektori i Çështjeve Rrugore dhe ka ushtruar ndikim ndaj nëpunësve policorë të mos konstatojnë shkelje nga neni 36 paragrafi 3 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, por vetëm të shqiptojnë masën e vërejtjes.

Ndaj katër policëve është parashtruar edhe propozim për inicimin e procedurës për shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës.

 

Previous Post

Greqi, dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Kretën

Next Post

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ky vend kryeson me numrin e medaljeve të fituara

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ky vend kryeson me numrin e medaljeve të fituara

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk