Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB

22/05/2023
Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivitetet e përforcuara kundër bullizmit dhe dhunës nëpër shkolla, tashmë po japin rezultate. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka inkurajuar prindërit, fëmijët e të tjerët që të paraqesin raste të këtilla, pasi sipas tij, Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera veprojnë pas cdo denoncimi, njofton KlanM.

“Ka raste ku është denoncuar se 2 – 3 herë nga ana e shkollës nuk është vlerësuar se rasti duhet të paraqitet. Për cdo denoncim, ka sektor të posacëm në MASH, që thërrasin shërbimet në shkolla. Që ta konfirmojmë situatën asnjëherë nuk themi të dhëna se kush e ka denoncuar rastin. Pas ardhjes së shërbimeve, nga të gjitha shkollat kërkohet se cfarë kanë ndërmarrë ligjërisht, nëse është denoncuar rasti, janë njoftuar prindërit dhe sipas atyre procesverbaleve veprojmë” – tha Jeton Shaqiri.

Konform kësaj, prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Shkup, përmes një shkrese drejtuar Klan Maqedoni, kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë e fëmijëve.

Shqetësimet kanë të bëjnë me rastin kur një nxënës pasi del nga shkolla është kërcënuar nga një i mitur tjetër se do ta sulmojë në qoftë se nuk ia jep paratë që i ka. E pasi nxënësi refuzon t’ia jep, ai kërcënon se ka armë zjarri.

Rasti, sic njofton KlanM, është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku thonë se nxënësi është privuar nga liria dhe se do të ngritet kallëzim përkatës.

“Më 19 maj 2023 rreth orës 11:20 minuta në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair e privuan nga liria një të mitur nga Shkupi. Sipas denoncimit, i mituri ka marrë para me armë një nxënësi në shkollë. Me të miturin është zhvilluar bisedë informative dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës” – thonë nga MPB.

Drejtoresha e kësaj shkolle fillore tha për Klan Maqedoni se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës, kurse po ndërmerren masa për të rritur sigurinë e nxënësve brenda objektit shkollor.

Previous Post

Osmani:Nevojitet vendim strategjik për integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE

Next Post

Ganiu: 10 studentë nga Çairi fitojnë bursa nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Related Posts

Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Next Post
Ganiu: 10 studentë nga Çairi fitojnë bursa nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Ganiu: 10 studentë nga Çairi fitojnë bursa nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025

Moti sot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk