Një episod i paprecedentë ka ndodhur në kampionatin turk, ku kapiteni i Sakarjasporit, Çaner Erkin, humbi kontrollin gjatë ndeshjes dhe goditi me shuplakë një nga bashkëlojtarët e tij.
Gjyqtari reagoi pa hezitim duke e përjashtuar menjëherë 36-vjeçarin me karton të kuq direkt, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Ky veprim i Erkin, i cili në të kaluarën ka qenë ka ngjallur kritika të shumta në Turqi, sidomos duke marrë parasysh përvojën e gjatë të mbrojtësit dhe faktin që mban shiritin e kapitenit. Në vend që të ishte shembull për skuadrën, ai u përfshi në një akt të dhunshëm që ka zhgënjyer tifozët dhe opinionin sportiv.
Sakaryaspor’da Caner Erkin’in Kırmızı Kart Görmesine Sebep Olan O An!
• Caner Erkin , Takım Arkadaşına Tokat Attı. pic.twitter.com/S2dngzEj9W
— Sakaryaspor Photoshop (@SakaryasporPS) September 25, 2025