Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Identifikohet një nga dhunuesit në stadium: Është ushtar i Vuçiqit, i njohur për dhunë dhe frikësim

12/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend që vëmendja të përqendrohej në analizën e ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë në stadiumin “Marakana”, ajo u zbeh nga një incident i rëndë në tribuna.

Mbështetës të presidentit serb Aleksandar Vuçiq sulmuan tifozë që brohorisnin parulla si “Kush nuk kërcen, është çaci” dhe “Pumpaj”.

Sipas raportimeve të portalit Nova.rs, një nga personat më të përfolur gjatë këtij incidenti ishte Milosh Lukovac, një emër tashmë i njohur për publikun rajonal për lidhjet e tij me dhunën dhe aktivitetet në shërbim të regjimit të Vuçiqit.

Lukovac njihet si një nga figurat që shpesh ndodhet në vijën e parë kur duhet “mbrojtur me forcë” figura e presidentit serb. Portali kroat “Gol” ka kujtuar edhe paraqitjen e tij në ngjarjen e arteve marciale “Golden Fight”, mbajtur më 6 prill 2024 në Zagreb, ku u mposht pas vetëm 32 sekondash nga luftëtari kroat Roko Djordjiq.

Vëmendje të madhe atëherë kishte marrë fakti që Lukovac hyri në oktagon nën tingujt e himnit malazez “Oj svijetla majska zoro”. Pamjet nga ajo mbrëmje qarkullojnë ende në rrjete sociale dhe përdoren si ilustrim i një debutimi të dështuar të Lukovacit në sportet luftarake.

Përveç Beogradit dhe Zagrebit, emri i tij është përmendur edhe në Riga të Letonisë, ku sipas mediave ai kishte rol për të “qetësuar” zërat kundër regjimit të Partisë Progresive Serbe (SNS).

Ndërsa në stadiumin “Marakana”, ai u shfaq sërish në rolin e dhunuesit – këtë herë ndaj tifozëve në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë. Pamjet e sulmit kanë shkaktuar reagime të ashpra dhe kanë rihapur debatin mbi rolin e njerëzve si Lukovac në rrjetën politike dhe tifozësh që mbështet pushtetin aktual në Serbi. /Vijesti

Previous Post

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

Next Post

BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair?

Related Posts

Sport

Barcelona në qendër të një skandali të ri financiar

07/10/2025
Sport

Shkëndija ndalet në Manastir, barazon me Pelisterin

06/10/2025
Sport

I kanë vjedhur pasaportën, Holanda mbetet pa rekordmenin në ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit

06/10/2025
Sport

Trajneri i Serbisë: Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës?

06/10/2025
Aktuale

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

06/10/2025
Sport

Struga dhe Vardari ndahen me barazim, fiton Sileksi

05/10/2025
Next Post

BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair?

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

08/10/2025

Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit

08/10/2025

Tronditëse në Shkup: Dy pronare shtëpish pleqsh keqtrajtuan të moshuarit – përfunduan në paraburgim!

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk