Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ibrahimi: Tetori do të jetë fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë!

03/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar se pas gjitha reagimeve nga funskionarët qeveritarë, ku dënohet ashpër sjellja e disa huliganëve në Kumanovë, vazhdimi i narratives për “shqiptarët e shtypur” dhe “vasalët e VLEN-it”, që dalin, sipas tij, nga makineria propagandistike e atyre që deri dje luanin futboll në qeveri, ndërkohë që gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë, është e qartë se, shkruan Ibrahimi, nuk është më derti te zgjidhja e një problemi, as te dashuria për kombin, as te tema e diskriminimit, por vetëm te ndërtimi i një kauze politike.
“Kur edhe pas krejt reagimeve e dënimit të gjuhës së urrejtjes së disa huliganëve në një ndeshje basketbolli, vazhdojnë narrativat për “shqiptarët e shtypur” dhe “vasalët e VLEN-it”, që dalin nga makineria propagandistike e atyre që deri dje luanin futboll në qeveri, ndërkohë që gratë shqiptare tërhiqeshin zvarrë, është e qartë se nuk është më derti te zgjidhja e një problemi, as te dashuria për kombin, as te tema e diskriminimit, por vetëm te ndërtimi i një kauze politike.
Prandaj më duhet të shpjegoj se kjo është qeveria parë që e ka dënuar dikë për përdhosjen e flamurit shqiptar, ndërkohë që qeveritë në të cilat kanë qenë ata për 22 vjet kanë rrahur nxënës shqiptarë sa ka mundur, kanë dënuar shqiptarë në raste të montuara sa kanë mundur, kanë vrarë komandantë të UÇK-së dhe vetë kanë qëndruar si ministra e zëvendësministra të policisë, kanë tërhequr zvarrë gra me shqiptare me mbulesa dhe nuk janë turpëruar fare, ndërsa sot – kur krejt qeveria dhe krejt shteti e gjykon një gjuhë të urrejtjes dhe organet e rendit janë vënë më shërbim të zbulimit të tyre – ata pandërprerë dhe bile me megafonë deri në Prishtinë nuk ndalen duke propaganduar për “gjendjen e rënduar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”.
E di se opozita është e rëndë, e di se të qenit në listën amerikane nongrata ju ka penalizuar shumë, e di se tash nuk mund t’i mbroni më “soravitë” e nuk mund ta zhvilloni biznesin e kazinove e të mariuhanës, por ta dini se kjo nuk ju ndihmon për t’u kthyer në pushtet. Kështu veç fundoseni më shumë. Tetori do të jetë fundi i juaj politik dhe fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë. Por, kjo më nuk kalon – jeni libër i lexuar. Prandaj, kujdes, se ai që luan me zjarr, rrezikon të digjet vetë”, ka shkruar Ibrahimi.

Previous Post

Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

Next Post

Nuredini: Për herë të parë pas vitesh, pushteti reagon kur fyhen shqiptarët!

Related Posts

Maqedoni

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025
Maqedoni

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

02/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
Maqedoni

KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

02/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Për herë të parë në historinë e këtij shteti dikush është kujdesur për zhvillimin e komunave

02/09/2025
Maqedoni

Azizi: Bujari dje e pranoi takimin me Gruevskin, sot e mohon. Panikë nga reagimi i shqiptarëve!

02/09/2025
Next Post

Nuredini: Për herë të parë pas vitesh, pushteti reagon kur fyhen shqiptarët!

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

02/09/2025

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk