Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija
Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në
Strugë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Ibrahimi ka apeluar që të përkrahet Mendi Qyra si kandidat për kryetar
të Komunës së Strugës dhe lista e Koalicionit VLEN.
“ Për ne, ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje
e dikujt i cili vjen për t’i dhënë Strugës. Ai është nga ata që
gjithçka që ka dashur në jetë e ka arritur me punë e me djersë. Dhe, sot
si një biznesmen e filantrop i suksesshëm vjen që t’i jap akoma edhe
qytetit të Strugës. Unë ju lus të gjithëve, që në zgjedhjet e të dielës
të gjithë të bashkohemi pa dallim etnie e partie, pa dallim feje e
gjinie, e ta mbështesim zotin Qyra me numrin 133 dhe ta mbështesim
listën e këshilltarëve të prirë nga Amir Qazimi në numrin 7. Sepse, ky
është suksesi që i vjen Strugës ”, deklaroi Ibrahimi.