Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Ibe Palikuqi” trondit skenën në Bodrum – Vallja e Dibrës pushton zemrat e publikut ndërkombëtar!

05/05/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në natën e tretë dhe përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar në qytetin bregdetar të Bodrumit, ansambli shqiptar “Ibe Palikuqi” ngjalli emocione të veçanta tek publiku me interpretimin dinjitoz të valles tradicionale “Dibra”. Pjesëmarrja e këtij ansambli në festival u vlerësua si një surprizë e këndshme, jo vetëm nga organizatorët, por edhe nga publiku i shumtë që ndoqi ngjarjen me entuziazëm.

Në skenën e festivalit ku u inskenua simbolikisht ardhja e verës përmes adeteve lokale të qytetit, ansambli shqiptar solli një frymë autentike të kulturës shqiptare. Vallen “Dibra”, e cila u interpretua me mjeshtëri nga valltarët e rinj, u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme, ndërsa vallja finale “Mozaiku” elektrizoi atmosferën, duke nxitur publikun të regjistrojë momente të shfaqjes dhe të fotografohej me artistët.

Kryetari i Ansamblit “Ibe Palikuqi”, z. Vebi Amza, theksoi në përmbyllje se ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të përfaqësonin kulturën shqiptare në një event të tillë ndërkombëtar. Ai shprehu dëshirën për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor me institucione turke, duke theksuar lidhjet e forta miqësore mes dy popujve.

Ky ishte një moment historik për ansamblin “Ibe Palikuqi”, i cili bëhet formacioni i parë shqiptar që përfaqëson trashëgiminë kulturore shqiptare në një festival të këtij niveli në Bodrum, duke forcuar edhe më tej imazhin e tij si një “Shkollë e Kulturës Shqiptare” edhe jashtë kufijve kombëtarë.

Previous Post

Pasi fitoi betejën kundër tij, Xheneta ka disa fjalë për Drilonin

Next Post

Mickoski: Gjuha është fortesa jonë dhe identiteti i pakontestueshëm, si kryeministër nuk do të heq dorë nga e drejta jonë civilizuese për të folur maqedonisht

Related Posts

Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Maqedoni

Konfirmohen deputetët e rinj do të zëvendësojnë ata që u zgjodhën kryetarë komunash

04/11/2025
Maqedoni

VLEN: Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër në vend të Mexhitit

04/11/2025
Aktuale

Gashi: Maqedonisë i duhet një kod i ri zgjedhor

04/11/2025
__kateg

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

04/11/2025
Maqedoni

Komandant Hoxha: Mos i quani tradhtarë ata që kanë sakrifikuar për këtë vend

04/11/2025
Next Post

Mickoski: Gjuha është fortesa jonë dhe identiteti i pakontestueshëm, si kryeministër nuk do të heq dorë nga e drejta jonë civilizuese për të folur maqedonisht

Dafina gati për koncertin madhështorë!Ja sa kushton bileta

04/11/2025

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk