Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

I treti në botë me rezerva, një shtet evropian po ia sheh hairin shtrenjtimit të arit

16/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Asetet sovrane të saj, nga letrat me vlerë të bankat, kanë qenë shpesh subjekt i krizave në tregje viteve të fundit, por Italia aktualisht po shijon një klimë pozitive financiare falë rezervave të mëdha të arit të Bankës Qendrore, kur çmimi i metalit të çmueshëm ka arritur rekorde.

Rezervat italiane të arit i pasqyrojnë dekadat me politikë të vendosur të sigurisë financiare pas rindërtimit të rezervave të dëmtuara nga nazistët në vitet e 40-a dhe një qëndrim që u ka rezistuar thirrjeve për t’i shitur ato gjatë krizave të përsëritura dhe në rastet e rritjes së borxhit publik, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Banka e Italisë tani gjendet në mesin e tri rezervave më të mëdha kombëtare të arit në botë, duke mbetur vetëm prapa Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. 2 mijë e 452 tonët e saj me ar kanë vlerë rreth 300 miliardë dollarë sipas çmimeve aktuale, sa rreth 13 për qind e prodhimit kombëtar të vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve të agjencisë “Reuters”.

Pasi ari ende shihet si mënyrë e sigurt e zgjedhjes së fundit nga shumë vende perëndimore, bankat qendrore në mbarë botën përsëri po grumbullojnë rezerva të këtij metali në kohën e riformësimit të rendit botëror.

Banka e Italisë tani për tani ka në pronësi më shumë se 871 mijë monedha ari që peshojnë më shumë se katër tonë.

Ari përbëri gati 75 për qind të rezervave zyrtare të Italisë në fund të vitit të kaluar, përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja prej 66,5 për qind e eurozonës, sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Arit.

Rreth 1.100 tonë ar ruhen në kasafortën që ndodhet nën selinë kryesore të Bankës Qendrore në Pallazzo Koch të Romës, afër Koloseumit. Një sasi tjetër e ngjashme mbahet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sasi më të vogla ruhen në Britani dhe Zvicër.

Italia gjithashtu është njëra nga eksportueset më të mëdha në botë të bizhuterive të arit. Prodhimi është i përqendruar në Alessandria, Arezzo dhe Vincenza. Brendet luksoze si “Bulgari”, “Buccellati” dhe “Damiani” gëzojnë vlerësim global.

Previous Post

Ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, deri tani janë paraqitur 43.000 qytetarë

Next Post

Rama i reagon ashpër VV-së: Po i ngatërroni raportet ndërshtetërore me çorbën e balotazheve, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

Related Posts

Botë

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

16/10/2025
Botë

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

16/10/2025
Botë

Dita Botërore e Ushqimit

16/10/2025
Botë

Siguria ajrore e Evropës rrezikohet nga presioni dhe shkurtime kostosh

16/10/2025
Botë

Hamasi kthen eshtrat e dy pengjeve të tjera, por thotë se duhet më shumë kohë për të arritur të tjerët

16/10/2025
Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Next Post

Rama i reagon ashpër VV-së: Po i ngatërroni raportet ndërshtetërore me çorbën e balotazheve, e doni Thaçin përjetësisht në Hagë

Fatmir Limani nga Kërçova: “Premtimet e vulosura me gjak, do të realizohen me zemër dhe përkushtim”

16/10/2025

Albi Qamili: Zhvatësi i Komunës Bajram Rexhepi nuk ia do të mirën Tetovës

16/10/2025

Fatmir Dehari reagon për përgjimet: Janë veprime të orkestruara me motive politike dhe personale

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk