Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

I dërguari i posaçëm amerikan, James Rubin do ta vizitojë RMV-në

08/04/2023
I dërguari i posaçëm amerikan, James Rubin do ta vizitojë RMV-në
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari i posaçëm amerikan dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit James P. Rubin, do të zhvillojë një vizitë në rajon pas sinjaleve të forta dhe shqetësuese të intesifikimit të luftës hibride të Rusisë dhe dezinformimit. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”.

“Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkaq, në Tiranë të Shqipërisë, sipas Departamentit amerikan të Shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. James Rubin që në të kaluarën ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave.

Previous Post

AlternAtivA shtroi iftarin tradicional për miq, bashkëpunëtorë, aktivistë e drejtues të partisë

Next Post

Nuk i kthente celularin, studenti godet me grusht profesorin (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025
Maqedoni

Dialog rajonal për politikat arsimore: Reforma themelore për arsim më cilësor

04/11/2025
Maqedoni

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

04/11/2025
Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Next Post
Nuk i kthente celularin, studenti godet me grusht profesorin (VIDEO)

Nuk i kthente celularin, studenti godet me grusht profesorin (VIDEO)

Urimi i Adnanit per Bilallin: Përtësisht rrugëtojmë bashkë!

04/11/2025

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk