Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Hungaria thotë se Shqipëria e meriton plotësisht të nisë procesin e anëtarësimit në BE

11/09/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto deklaroi sot se “Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat që kanë të bëjnë me procesin e anëtarësimit dhe mendojmë se Shqipëria e meriton plotësisht të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ministri Szijjarto tha se “për këtë arsye këtë vit Hungaria do të organizojë në Bruksel dy mbledhje të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për kapitujt dhe hapat sidomos sa i përket tre kapitujve të parë dhe cilët duhet të jenë qëllimet që duhet të arrihen nëpërmjet këtyre kapitujve lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

“Çdo vonesë e tepërt është kundër të gjithë ne dhe BE-së dhe kjo gjë jo vetëm është në dëm të interesave tona të përbashkëta, por dëmton edhe kredibilitetin e BE-së lidhur me të gjithë anëtarët e saj. Për këtë arsye mendojmë se qëllimi ynë kryesor është hapja e tre kapitujve të parë sa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, citohet të ketë thënë ministri hungarez, raporton ATSh.

“Përsa i përket presidencës sonë në Bashkimin Evropian”, theksoi Szijjarto, “siç e dini shumë mirë fakti që Hungaria është në presidencën e radhës nuk është diçka që bën të lumtur të gjithë vendet anëtare të BE-së, pasi po përjetojmë disa situata ku Evropa vetë duhet të përballet me sfidat, për të cilat sa kemi kuptuar, nuk kanë gjetur akoma përgjigje, pasi nuk do të ishin më në këtë gjendje”.

“Kapaciteti komercial i Evropës ka rënë kohët e fundit dhe Hungaria mendon se ilaçi më i mirë për këtë sëmundje që po përjeton Evropa kohët e fundit është pikërisht zgjerimi duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ministri Szijjarto tha se “Evropa ka nevojë për energji të reja, për hov të ri, rinovim dhe këto janë gjëra që ne mendojmë se mund të vijnë vetëm nëpërmjet Ballkanit Perëndimor”.

“Ne hungarezët”, vijoi ai, “jetojmë pranë Ballkanit Perëndimor, jemi fqinjët tuaj dhe sigurisht është edhe interesi ynë që paqja, zhvillimi dhe stabiliteti të jenë karakteristikë e Ballkanit Perëndimor”.

“Mendojmë që zgjerimi i Ballkani i Perëndimor do të ishte mjeti i përkryer për ta arritur këtë qëllim, por sot nuk është diçka e ekzagjeruar të themi se BE ka më tepër nevojë për vendet e Ballkanit Perëndimor sesa anasjelltas. Për këtë arsye Hungaria është një nga mbështetësit më të flaktë të zgjerimit të BE-së dhe është pikërisht një nga qëllimet tona të kemi arritje në këtë fushë dhe të nisim procesin e zgjerimit”, nënvizoi Szijjarto.

Ministri hungarez vlerësoi edhe bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve.

“Kemi pasur arritje gjigande sepse kemi tejkaluar rekordin e marrëdhënieve të tregtisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë sa i përket vitit të kaluar edhe bashkëpunimit në fushat ekonomike”, tha ai.

Ministri Hasani, nga ana e tij, tha se Shqipëria i është shumë mirënjohëse Hungarisë dhe ministrit Szijjarto personalisht për mbështetjen e tyre.

“Hungaria ka qenë dhe mbetet vazhdimisht një avokate aktive e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke e konsideruar zgjerimin e BE-së në këtë pjesë të Evropës Juglindore një objektiv strategjik të politikës së saj të jashtme. Fakti që Presidenca aktuale hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian e ka bërë integrimin e Ballkanit Perëndimor një nga prioritetet e saj thelbësore, është treguesi më i qartë i këtij angazhimi”, ka thënë Hasani. /Klankosova.tv

Previous Post

VLEN:BDI dhe LSDM janë të lexuar

Next Post

Mjekët zbuluan shenja të vogla të problemeve të mëdha me sheqerin në gjak

Related Posts

Shqipëri

Rama pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë: Ditë e frytshme, vendosëm për investime në disa sektorë

16/05/2025
Showbiz

Publikohet renditja e performancave në Eurovision 2025, ja kur do të këndojë Shkodra Elektronike në finalen e madhe të Bazelit

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Shqipëri

Një 38-vjeçare vetëvritet me armë zjarri në Tiranë

16/05/2025
Shqipëri

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025
Aktuale

Sot mbahet samiti i Komunitetit Politik, 47 liderë evropianë zbarkojnë në Tiranë

16/05/2025
Next Post

Mjekët zbuluan shenja të vogla të problemeve të mëdha me sheqerin në gjak

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk