Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka deklaruar se ekipi i VLEN është i motivuar dhe plot energji për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Ai njoftoi se gjatë takimit të mbajtur mbrëmë me shtabin lokal të Strugës është konfirmuar fuqia e një ekipi të përgatitur dhe vizionar, që sipas tij, di çfarë do dhe si ta arrijë.
“Porosia është e qartë. Struga do të ketë përfaqësimin që meriton dhe fitorja do të jetë bindëse. VLEN është gati. Struga është gati!”, ka shkruar Hoxha.