Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Hovenier: Kosova ka garanci të forta të sigurisë nga SHBA-ja “si kurrë më parë”

20/03/2024
Hovenier: Kosova ka garanci të forta të sigurisë nga SHBA-ja “si kurrë më parë”
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen për kërcënimet dhe sulmet e mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është “i gatshëm të bëjë gjënë e duhur”.

Gjatë një prononcimi për gazetarë, Hovenier u pyet për raportimet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka kërcënuar me pushtim të mundshëm Kosovën”.

Hovenier tha se garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës vazhdojnë të jenë të forta, përderisa tha se Kosova përfiton në aspektin e sigurisë nga prania e misionit të KFOR-it që “është forcë krejtësisht penguese ndaj ndonjë lloj sulmi që qytetarët mund të jenë të shqetësuar”.

“Mund të them që përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që SHBA-ja ka ofruar qëndrojnë të forta si kurrë më parë. Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se populli i Kosovës duhet të flejë rehat sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, tha Hovenier.

Ambasadori amerikan u pyet edhe për aspiratat e Kosovës në NATO. Ai tha se Uashingtoni mbështet rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe tha se pret që Prishtina një ditë të jetë anëtare e aleancës.

Ai po ashtu foli edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili deklaroi se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.

“Dua të përgënjeshtroj ata që duan të bëjnë krahasime se kush qëndron ku [në raport me NATO-n]”, tha Hovenier, duke kujtuar se katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën dhe kjo sfidë, sipas tij, duhet të tejkalohet që të arrihet deri tek anëtarësimi.

“Kosova rreshtohen shumë mirë me NATO-s sa i përket vlerave, institucioneve. Pra, më shumë ka të bëjë me zgjidhjen e këtyre sfidave të tjera dhe të avancojë. Ne presim që Kosova një ditë të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, tha Hovenier.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë ditës ka hedhur poshtë krahasime të tilla, duke thënë se vetëm Rusia e Vladimir Putinit “është më larg NATO-s sesa Serbia”.

Deklarimi i Hovenierit për gazetarë u bë pas një takimi që ai zhvilloi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Diplomati amerikan tha se ky takim ishte rutinor, pasi një ditë më parë Kosova dhe Serbia zhvilluan një rund të ri bisedimesh.

Sa i përket dinarit, që sipas Bashkimit Evropian palët janë pajtuar që javën e ardhshme të paraqesin mendimet e tyre se si të tejkalohen dallimet për të, Hovenier tha se nuk iu prezantua ndonjë propozim.

“Nuk më prezantoi ndonjë propozim specifik. Mendoj se Qeveria ende po punon në këtë drejtim. Unë desha të shprehja mendimet tona, siç kemi bërë vazhdimisht përderisa duam të jemi konstruktiv në këtë proces, por mendojmë se është shumë çështje e rëndësishme që duhet të adresohet”, tha Hovenier.

Ai përsëriti qëndrimin amerikan se duhet të ndryshohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për pagesa. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kundërshtuar rregulloren pasi thonë se ajo nuk merr për bazë ndikimet negative që ka te popullata serbe në Kosovë.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Previous Post

Shporta konsumatore në muajin mars ka arritur në 58.998 denarë

Next Post

Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president (VI

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president (VI

Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president (VI

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk