Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Historike, Voska Sport e Nefi Useinit siguron një vend për në Ligën e Parë

06/05/2023
Historike, Voska Sport e Nefi Useinit siguron një vend për në Ligën e Parë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Voska Sport edhe zyrtarisht edicionin e ri futbollistik do të garojë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë. Skuadra shqiptare në këtë mënyrë bëri që Ohri pas shumë viteve të ketë përfaqësueses në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër barazimit 2:2 në derbin lokal ndaj Ohrid Lihnidos, skuadra e Voska Sport siguroi një vend për në Ligën e Parë, kjo falë edhe disfatës së Vardarit në duelin ndaj Teteksit. Pikërisht rivali i madh i bëri këtë nder, që Voska Sport e Nefiu Useinit, dy xhiro para fundit të sezonit aktual, të sigurojë një vend për në elitën e futbollit vendor.

Pas disavantazhit prej dy golave, dy golashënuesit më të mirë të Voska Sport, Behar Fetahi dhe Izair Emini, i siguruan barazimin skuadrës së tyre, që me 69 pikë në 28-javë kryeson renditjen para Gostivarit, skuadër kjo që mundi në Radovish ekipin e Detonit Plaçkovica me rezultatin 2:0. Që të dy golat skuadra gostivarase i realizoi gjatë pjesës së dytë, me anë të mbrojtësit Viktor Krstevski (55’) dhe mesfushorit me tipare sulmuese, Antonio Kalanoski (81).

Për dallim nga dyshja Voska Sport, Gostivari, skuadra e tretë në renditje, Vardari pësoi si vendas përballë Teteksit me shifrat 2:1, ashtu që skuadra me më shumë trofe në vendin tonë për një vend në elitën e futbollit vendor, do të duhet të luaj në balotazh.

Besa e Dobërdollit, ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme mundi Borecin në Veles me shifrat 4:0, KF Arsimi në stadiumin e qytetit në Gostivar nuk shkoj më shumë se një barazim pa gola përballë Slloga Vinicës, ndërsa Lokomotiva përkundër paraqitjes shumë të mirë, nga Manastiri u rikthye duar boshë.

Kozhuvi falë një 45 minutëshi të parë perfekt (3:0), në terren vendas mundi Bellasicën me rezultatin përfundimtarë 4:2, ndërsa një fitore të madhe për të mbajtur ende gjallë shpresat për mbijetesë, realizoi edhe Sasa nga Kamenica, që në Strugë mundi Karaormanin me rezultatin 2:1. (infOSport.mk) LDFMV – Java 28

Previous Post

VMRO-DPMNE : Qeveria po plaçkit qytetarët

Next Post

“Shi” fosfori mbi Bakhmut, Ukraina publikon videon: Rusia po djeg civilët

Related Posts

Maqedoni

Shvercerat njoftojnë: Jep dorëheqje udhëheqësi Fatmir Jashari

06/09/2025
Aktuale

VLEN hap shtabin zgjedhor në Manastir: Qyteti i Alfabetit bëhet qendër e ndryshimit

06/09/2025
Sport

Ky është futbollisti për të cilin po “luftojnë” Barcelona dhe Real Madridi

06/09/2025
Aktuale

Mexhiti: Do të vendosen kamera dhe do të mbyllet çështja e deponisë në Likovë

06/09/2025
Aktuale

Raste të reja korrupsioni në horizont, Toshkovski: Prokuroria është selektive

06/09/2025
Sport

Xhaka është patriot zviceran, jo kosovar e shqiptar, trajtojeni si Ronaldon e tjerët

06/09/2025
Next Post
“Shi” fosfori mbi Bakhmut, Ukraina publikon videon: Rusia po djeg civilët

“Shi” fosfori mbi Bakhmut, Ukraina publikon videon: Rusia po djeg civilët

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

06/09/2025

Izraeli shkatërron një tjetër ndërtesë të lartë teksa ofensiva në qytetin e Gazës

06/09/2025

U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, burri lirohet nga burgu pas 27 vitesh

06/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk