Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Historia e luftës mes Izraelit dhe Palestinës

07/10/2023
Historia e luftës mes Izraelit dhe Palestinës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pikërisht para 50 vitesh, në 6 tetor të vitit 1973 në pamundësi për të rimarrë territorin që kishin humbur në 1967 me mjete diplomatike, Egjipti dhe Siria filluan ofensiva të mëdha kundër Izraelit në festën hebraike të Ditës së Shlyerjes ose Yom Kippur.

Forcat izraelite u futën në Siri përtej Lartësive të Golanit, megjithëse më vonë hoqën dorë. Në Egjipt, forcat izraelite rifituan territorin dhe përparuan në anën perëndimore të Kanalit të Suezit. Lufta e la Izraelin më të varur nga SHBA për mbështetje ushtarake, diplomatike dhe ekonomike. Duke ardhur disa vjet pas luftës së vitit 1967, në të cilën forcat izraelite mundën fqinjët e tyre arabë në më pak se një javë, duke pushtuar territoret ku palestinezët tani kërkojnë shtetësinë, kostoja e jetëve dhe mospërgatitja e vendit, në 1973 shkaktuan kriza të cilat kanë vazhduar edhe sot e kësaj dite. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kombet e Bashkuara bënë të gjitha ndërhyrje diplomatike për të arritur marrëveshje armëpushimi.

Mbi 2,600 izraelitë u vranë, nga ana tjetër, nuk dihen shifra të sakta të viktimave, por vlerësimet shkojnë deri në 15,000 egjiptianë dhe 3,500 sirianë të vdekur. Pesë vjet më vonë, Izraeli nënshkroi një marrëveshje paqeje me Egjiptin, më pas me Jordaninë në 1994, e ndjekur në 2020 nga marrëveshjet me dy shtete të Gjirit.

Në përvjetorin e pesëdhjetë të kësaj lufte historia ripërsëritet, por këtë herë luftimet mes palëve kanë marrë përmasat e një lufte në shkallë të gjerë.

Skenat e dhunës në Sderot dhe komunitetet e tjera rreth Rripit të Gazës, me persona të armatosur palestinezë, ​​duke rrëmbyer dhe vrarë civilë, po shkaktojnë dhe do të vijojnë të trondisin gjithë Izraelin. Hamasi ka provuar taktika të shumta në të kaluarën, nga bomba vetëvrasëse te tunelet, por militantët me bazë në Gaza nuk kanë provuar kurrë më parë diçka kaq të guximshme nga distanca. Sipas analistëve, sulmi i fundit çuditërisht ka qenë i organizuar, gjithçka u bë në fshehtësi të fortë, duke gjetur të papërgatitur Izraelin.

Për rreth 50 vjet lufta ka sjellë probleme të mëdha ekonomike për palestinezët, të cilët jetojnë në kufirin e varfërisë. Një raport i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se për çdo rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike afatgjatë në Gaza, “heqja e bllokadës dhe lehtësimi i kufizimeve të vendosura nga Izraeli janë thelbësore”.

Për shumë analistë sulmi mëngjesin e së shtunës i Izraelit tregon një dështim kolosal të inteligjencës. Vendi ka një nga rrjetet më të gjera dhe më të sofistikuara të inteligjencës në Lindjen e Mesme. Ai ka informatorë të vendosur brenda grupeve militante jo vetëm në territoret palestineze, por në Liba, Siri dhe shumë vende të tjera. Në të kaluarën, ajo ka qenë në gjendje të vrasë liderët militantë. E megjithatë sot, në fund të një feste hebraike, inteligjenca dështoi.

Previous Post

Simptomat që tregojnë se mund të keni probleme me lukthin

Next Post

Kryeministri holandez derdh kafen, nis ta fshijë vetë (VIDEO)

Related Posts

Botë

Trump kritikon aleatët: Njohja e Palestinës është shpërblim për Hamasin

23/09/2025
Botë

Rregullatori i barnave i BE-së: Paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

23/09/2025
Botë

Trump vendos tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës, mjekët mund të përjashtohen

23/09/2025
Botë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23/09/2025
Botë

U akuzuan si bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi ekzekuton publikisht 3 palestinezë

23/09/2025
Botë

Trump i kërkon grave shtatzëna të shmangin paracetamolin për shkak të dyshimeve se shkakton autizëm

23/09/2025
Next Post
Kryeministri holandez derdh kafen, nis ta fshijë vetë (VIDEO)

Kryeministri holandez derdh kafen, nis ta fshijë vetë (VIDEO)

Punonjës të demotivuar, 34% në kërkim të një pune të re

23/09/2025

Blerim Islami: E ardhmja e Dollnenit është në duar të sigurta

23/09/2025

Darko Kostovski: Fillon projekti historik i ujësjellësit për Luboten dhe Lubancë

23/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk