Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Hiseni: Më 24 prill dhe 8 maj “bixhozi” do t’i humb zgjedhjet, VLEN do të fitoj

15/03/2024
Hiseni: Më 24 prill dhe 8 maj “bixhozi” do t’i humb zgjedhjet, VLEN do të fitoj
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VLEN hodhi poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e partisë pushtet, BDI-së drejtuar opozitës shqiptare për mos-mbështetje të Ligjit për Lojërat e Fatit.

“Vetëm në 100 ditët e fundit Artan Grubi përmes kurbanit të tij, Përparim bajrami po harxhon mbi 2.1 milionë euro para të qytetarëve për marketing dhe reklama të kazinove dhe lojrave të fatit nëpër mediat digjitale. Pra kjo qeveri e korruptuar në ikje nuk mendon për fushatat për sensibilizimin e qytetarëve, për lexim e arsim, për mbrojtje të shëndetit e sportit, për të mbrojtur shëndetin e për punësim, por mendon vetëm se si të nxis qytetarët për të luajtur sa më shumë kazino dhe lojëra të fatit. Rrjedhimisht hapet dyshimi mos vallë në këtë mënyrë pushteti aktual planifikon ta financoj makinerinë e tyre propagandistike me dhjetëra portale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit”, tha Fari Hiseni, VLEN.

Hiseni madje deklaroi se është non-sens të akuzosh opozitën për mos-mbështetje kur nga 64 deputetët që numëron shumica parlamentare, vetëm 51 votuan pro Ligjit për Lojërat e fatit.

“BDI përmes Arbër Ademit i cili si duket ka marr rolin e avokatit dhe zëdhënësit të lojërave të pista dhe kazinove paska akuzuar opozitën shqiptare për mos-votimin e Ligjit për lojërat e fatit…Sot nuk jemi këtu për të politizuar me BDI-në, drejtuesit e BDI-së vetë e kanë zgjedhur këtë rrugë të krimit dhe për këtë vendim dënimin do ta marrin nga qytetarët por edhe nga anëtarësia e BDI-së më 24 prill dhe më 8 maj…Është non-sens të akuzosh opozitën shqiptare për mospërkrahje kur nga 64 deputetët e kësaj qeverie pro kanë votuar vetëm 51 deputetë. Kjo është dëshmi e qartë që BDI dhe Kjo shumicë e kanë humbur busullën dhe se atyre tërësisht u ka rënë sistemi. Ne si opozitë jemi VLEN dhe VLEN-i është anti-bixhoz, ndërsa bixhozi është anti-VLEN. Por më 24 prill dhe 8 maj bixhozi do ti humb zgjedhjet, ndërsa VLEN do të fitoj”, tha Hiseni. /Alsat.mk

Previous Post

Velkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund t’i paraqesin rastet qytetarët

Next Post

Lufta me Ukrainën ndihmoi në forcimin e kontrollit të Putinit mbi pushtetin

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Next Post
Lufta me Ukrainën ndihmoi në forcimin e kontrollit të Putinit mbi pushtetin

Lufta me Ukrainën ndihmoi në forcimin e kontrollit të Putinit mbi pushtetin

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025

Tirana të hënën pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor”

12/10/2025

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk