Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërimi” do të udhëhiqen nga kuadro të VLEN-it, arrihet marrëveshje e rëndësishme mes partnerëve të koalicionit

20/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, “Higjiena Komunale” dhe “Parqet dhe Gjelbërimi”, do të drejtohen nga kuadro të Koalicionit VLEN, mëson Plusinfo.

Kjo marrëveshje e rëndësishme koalicioni për rishpërndarjen e funksioneve në nivel lokal mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it është arritur së fundmi.

Burime të larta partiake kanë konfirmuar se Gjorgjievski kërkon të hyjë në veprim konkret menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe i ka kërkuar udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së që pozicionet e rëndësishme brenda koalicionit të mos lihen për t’u vendosur më vonë, veçanërisht pasi ai ka paralajmëruar një “gjenerallkë” për pastrimin e Shkupit që nga dita e parë.

Për këtë arsye, grupe pune të VMRO-DPMNE-së dhe të VLEN-it po zhvillojnë bisedime aktive për ndarjen e kuadrove në ndërmarrjet publike që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit. Sipas të njëjtave burime, tashmë ka pajtim që disa ndërmarrje, mes tyre “Parket dhe Gjelbërimi” dhe “Higjiena Komunale”, do të drejtohen nga kuadro të përcaktuar nga VLEN-i. Kjo qasje shihet si dëshmi se partnerët qeveritarë e kanë të qartë pritjen e qytetarëve për rezultate të shpejta, si në nivel qendror, ashtu edhe lokal.

Sipas sondazheve për zgjedhjet e ardhshme lokale, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski, është në epërsi bindëse ndaj kandidatëve të tjerë dhe pritet fitore e sigurt e tij. Ndërsa kandidati për kryetar të Çairit nga VLEN-i, zëvendëskryeministri i parë aktual Izer Mehmeti, po ashtu prin në sondazhe.

Duke pasur parasysh mbështetjen e lartë të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në anketa, pas zgjedhjeve të 19 tetorit të dy partitë do të kenë mundësi të caktojnë kuadro në ndërmarrje dhe me këtë të përmirësojnë gjendjen në kryeqytet. Në “Higjiena Komunale” aktualisht punojnë rreth 1.200 të punësuar, ndërsa në “Parqet dhe Gjelbërimi” rreth 500.

Në promovimin e sotëm të kandidaturës së Gjorgjievskit për kryetar të Shkupit nga VMRO-DPMNE, ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski theksuan se Shkupi është një qytet i ndotur dhe i lënë pas dore, që duhet urgjentisht të pastrohet dhe të marrë pamje të një metropoli. Ata nënvizuan se ndërmarrjet publike të qytetit do të kenë rol kyç në këtë proces. Gjorgjievski theksoi se puna e parë me të cilën do të merret është higjiena publike.

Previous Post

Sulmi kibernetik që paralizoi aeroportet evropiane, anulimet e flurimeve do të vijojnë edhe nesër, ja cilat preken

Next Post

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike: Administratë moderne, shërbime të shpejta dhe digjitale për qytetarët

Related Posts

Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Next Post

Mexhiti prezanton fazën e re të portalit të shërbimeve publike: Administratë moderne, shërbime të shpejta dhe digjitale për qytetarët

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk