Hezbollahu godet me raketa veriun e Izraelit pas sulmeve në periferitë e Bejrutit

Izraeli ka goditur periferitë jugore të Bejrutit pasditen e sotme, ndërsa grupi i armatosur libanez Hezbollah hodhi raketa në veri të Izraelit, raporton Reuters.

Sulmet nga grupi libanez i mbështetur nga Irani erdhën pasi zyrtarët shëndetësorë në Gaza, ku Izraeli po lufton me grupin militant palestinez Hamas për më shumë se një vit, thanë se sulmet izraelite kishin vrarë më shumë se 30 persona në të gjithë territorin.

Premtimet nga Izraeli dhe armiqtë e tij Hamas dhe Hezbollah për të vazhduar luftën në Gaza dhe Liban kanë shkatërruar shpresat se vdekja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar mund të sjellë përfundimin e luftimeve në Lindjen e Mesme.

Sinwar, një organizator i sulmit të 7 tetorit 2023, që shkaktoi luftën në Gaza, u vra nga ushtarët izraelitë në enklavën palestineze të mërkurën.

Izraeli gjithashtu forcoi rrethimin rreth spitaleve në Jabalia në Gazën veriore, ku banorët dhe zyrtarët mjekësorë thanë se forcat izraelite po bombardonin shtëpitë dhe po pengonin hyrjen e furnizimeve mjekësore dhe ushqimore.

Izraeli ka goditur Jabalia, më i madhi nga tetë kampet historike të refugjatëve të Gazës, dhe thotë se është një përpjekje për të ndaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit.

Të shtunën pasdite, Izraeli kreu sulme të rënda në disa lokacione në periferitë jugore të kryeqytetit libanez

Next Post