Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Hasipi: Artan Grubi është zëvendëskryeministër apo menaxher marketingu në Bechtel –Enka

18/10/2023
Hasipi: Artan Grubi është zëvendëskryeministër apo menaxher marketingu në Bechtel –Enka
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

shkruan: Urim HASIPI

Se kjo qeveri e ka humbur rrugën në oborrin e vet, kjo nuk është lajm. Se kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me realitetin edhe kjo nuk përbën më lajm.

Sot, sërish shumë portale publikuan ftesën e zëvendëskryeministrit Artan Grubi që të aplikohet për punë në kompaninë Bechtel –Enka, për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10 D.

Kjo nuk është punë e zëvendëskryeministrit i cili në çdo dy ditë të torrturojë opinionin me apele për punësim në një kompani private.

Bechtel Enka, nuk është Ndërmarrje Publike Shtetërore që t`I bëhet marketing por është kompani private që synim ka se si të arrijë tek paratë publike të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse Korridori 8 dhe 10 D, ndërtohet me paratë tona.

Artan Grubi tashmë e ka marrë rolin edhe të marketingut në këtë kompani.
Pse Artan Grubi dhe të tjerët, nuk dalin me apele për punësime në Ndërmarrje Publike Shtetërore.

Sa për informacion, ka shumë puntorë në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore të cilët punojnë me kontratë në vepër dhe nuk kanë vendim për punë në afat të pacaktuar. Zgjidhni problemet në institucionet që I drejtoni para se të bëni apele për punësime në kompani të huaja.

Së fundmi, deri më tani, Bechtel dhe Enka, nuk ka asnjë reklamë nëpër mediat tona, nuk e ka parë të arsyeshme që të bëjë asnjë sponzorizim të ndonjë eventi qoftë kulturor apo diçka të ngjashme.

Marketingu duhet të jetë I ndarë dhe nuk është punë e qeverisë.
Qeveria që të jetë e ndërgjegjshme dhe duhet që të hap konkurse për punësime në shumë institucione ku ka mungesë evidence të puntorëve nëpër sportele, sepse qytetarët duhet që të presin me orë për të kryer obligimete tyre.

Ka disa vite që përveç konkurseve për punësime në Polici dhe Armatë, askund tjetër nuik janë hapur konkurse për punësime, për të plotësuar përqindjen për përfaqësim adekuat.

Shumë institucione vazhdojnë të neglizhojnë gjuhën shqipe, kurse qeveria nuk punëson shqiptarë, sepse arsyetimi shpesh herë se mungon kuadri.

Qeveria duhet ta dijë se ka me qindra studentë shqiptarë diplomojnë çdo vit në universitete pasi që e kanë kryer gjuhën shqipe dhe mund të punojnë si përkthyes.

Se sa harxhoni kohë për marketing, interesoheni që të diplomuarit të gjejnë punë të dinjitetshme në vend dhe të mos largohen.
Nuk ka shumë filozofi të ndalet ikja e rinisë, punësoni këta të rinj nëpër institucione me paga të dinjitetshme, sepse Bechtel Enka, sot është nesër nuk është.

Pasi që bëni pjesë në një qeveri e cila në vitin 2017 ishte konsideruar si qeveri që do të shpëtojë vendin nga ikja masive, sot pas 6 vitesh, ju sugjeroj që puntorë për Bechtel Enka mund të gjeni në Gjermani.

Apelet drejtoni në Byronë për Punësim në Gjermani.Atje i keni krejt kuadrot që u larguan nga zhgënjimi.

(Qëndrime personale dhe jo të redaksive ku unë punoj)

Previous Post

Izraeli do të lejojë futjen e ndihmave në Gazën e rrethuar

Next Post

Sigurohet terapia për sëmundjen psoriaza

Related Posts

Aktuale

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025
Maqedoni

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor

15/08/2025
Maqedoni

Bilall Kasami takon koordinatorët e VLEN-it në Tetovë: “Bashkimi ynë është zotim ndaj qytetarëve”

15/08/2025
Maqedoni

Çka po ndodh me FC Shkupi? Sileksi e publikon rezultatin zyrtar 0-3!

15/08/2025
__kateg

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ulen çmimet për pajisjet shkollore prej 10 deri në 15%

15/08/2025
Aktuale

Normalizohet qarkullimi në pikën kufitare të Jazhincës

15/08/2025
Next Post
Sigurohet terapia për sëmundjen psoriaza

Sigurohet terapia për sëmundjen psoriaza

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025

Reagon ashpër ish-shoku i Gjestit ndaj tij: Ti ke për t’u bërë prind …

15/08/2025

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk