Haqim Ramadani, i cili e humbi garën për komunë e Bërvenicës ka thënë se është në kërkim të punës.
“Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, ka shkruar Ramadani.
Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi publikisht se Ramadani do të shkarkohet nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale për shkak mënyrës se si ka vepruar në zgjedhjet lokale.










