Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Hapet në ITSHKSH ekspozita e dorëshkrimeve të Kadaresë

21/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup
në bashkëpunim me Arkivat e Përgjithshme e të Shtetit Shqiptar, ka hapur të enjten ekspozitën me fotografi “Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë”. Kjo ekspozitë ven për publikun e
Maqedonisë së Veriut në kuadër të Manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, që tradicionalisht organizohet nga ana e ITSHKSH-së e, që sivjet i dedikohen veprës, jetës dhe
figurës së gjenit të letrave shqipe Ismail Kadaresë.
Drejtori i ITSHKSH-së, prof. dr. Skender Hasani në fjalën e tij përshëndetëse tha se përmes mbështetjes dhe aktiviteteve të përbashkëta me Arkivat e Përgjithshme të Shtetit Shqiptar, të dyja këta institucione japin shembullin se si duhet bashkëpunuar dhe vepruar institucionalisht në drejtim të funksionimit shkencor e arkivor në të gjitha hapësirat shqiptare, me qellim të afirmimit të vlerave të trashëgimisë së pasur shpirtërore e materiale të shqiptarëve kudo qofshin ato. “Vetëm kështu mund të shkojmë përpara si komb, sepse kemi një gjuhë, një histori, një traditë. Arkivi është vendi ku ruhet gjithë trashëgimia jonë kulturore”, pohoi drejtori Asani. Duke marrë si shkas përvojën personale të kontaktit me dokumentet origjinale të rilindësve dhe familjeve patriote shqiptare në Arkivat e Përgjithshme të Shtetit Shqiptar, drejtori i ISHKSH-së nënvizoi vigjilencën e drejtuesve të tanishëm të këtyre arkivave për të arkivuar e sistemuar në kohë kaq të shkurtër, menjëherë pas vdekjes, dorëshkrimet e Kadaresë. “E gjithë veprimtaria e shkrimtarit tonë të madh Kadare është një trashëgimi kulturore e cila do të flas edhe përmes dorëshkrimeve që familja e tij ia dhuroi Arkivave të shtetit, që të mund të jenë në dispozicion të studiuesve apo edhe publikut – përmes formave të këtilla sikurse është kjo ekspozitë” u shpreh Asani.
Për drejtorin e APSH-së, Ardit Bidon shqiptarët kanë ditur të ndërtojnë çdo herë platforma të shëndosha kombëtare pavarësisht vendndodhjes së tyre. “Institucionet tona pavarësisht
kufijve politik ruajnë dhe promovojnë të njëjtin identitet, të njëjtën trashëgimi materiale e arkivore. E ku ka më mirë se sa ta përcjellësh këtë identitet të përbashkët përmes një ekspozitë të dorëshkrimeve të shkrimtarit Ismail Kadare, siç po bëjmë këtë vit në kuadër të Ditëve të Alfabetit ”, u shpreh Bido. Mbi 44 000 dorëshkrime të Kadaresë, vijoi më tej ai, janë dorëzuar nga familja e shkrimtarit si një amanet i padeklaruar por gjithmonë i thënë
përgjatë jetës së tij. Dorëshkrimet e Kadaresë, tanimë prej disa muajsh ndodhen në APSH, aty ku edhe e kanë vendit e vet, nënvizoi drejtori Bido.
Në hapjen solemne të ekspozitës me fotografi nga dorëshkrimet e Ismail Kadresë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave dhe funksionarë të lartë në Republikën e
Maqedonisë së Veriut. Një ditë më parë, për të kujtuar figurën e ndritur të këtij shkrimtari ITSHKSH-ja organizoi tribunë shkencore ‘Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare’, në të cilën morën pjesë studiues të njohur të veprës së tij. Nesër, më 22 nëntor 2024, me rastin e 116 vjetorit të Kongresit të Alfabetit dhe 17 vjetorit të themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup, do të organizohet Akademia tradicionale solemne në praninë e korit diplomatik dhe figurave të larta shtetërore e politike.

Previous Post

Rama: Gjuha shqipe do t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli

Next Post

Janevska: Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, por edhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Janevska: Gjuha frënge është pjesë e historisë sonë, por edhe pjesë e pandashme e së ardhmes sonë evropiane

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk