Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Hamiti: Përdorimi i gjuhëve të huaja në vend të shqipes nga fëmijët është dukuri shqetësuese

25/11/2023
Hamiti: Përdorimi i gjuhëve të huaja në vend të shqipes nga fëmijët është dukuri shqetësuese
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të shprehurit më mirë në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe është fenomeni që po shqetëson prindërit e fëmijëve të moshave të ndryshme. Sipas profesorit të gjuhës shqipe Asllan Hamiti, përveç se po humbet dëshira për të komunikuar shqip po humbet edhe dëshira për të ruajtur dhe kultivuar traditën e mirëfilltë shqiptare.

“Këtë e lidha pikërisht me atë që një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe një pjesë e madhe e jona bën që të duam shumë të huajën dhe nuk e duam tonën dhe në këtë pikëpamje e kam fjalën edhe në veshje, në kulturë, në sjellje dhe tani përshëndetjet që i ka shqipja, tungjatjeta, mirëdita, rrallë i kanë gjuhët tjera. (1:17) ne duhet ta duam veten që dmth ne duhet ta kultivojmë, respektojmë shqipen më së pari dhe pastaj të mësojmë gjuhët tjera”, u shpreh Asllan Hamiti – profesor i gjuhës shqipe.

Hamiti i sheh si shqetësuese edhe gabimet drejtshkrimore që i hasin fëmijët nëpër shumë libra të shkollave fillore. Siç thotë ai, në të shumtën e rasteve librat e caktuara janë të përshtatura nga gjuhë të tjera në mungesë të autorëve shqiptar.

Ngjashëm mendojnë edhe qytetarët që anketuam. Siç thonë ata, posaçërisht ata më në moshë, ndodh shpesh që me nipërit ose mbesat të qëndrojnë si të huaj për shkak të mos komunikimit në gjuhën shqipe.

“E shoh që çdo ditë huazojmë fjalë të huaja dhe në vend të përshëndetjeve në gjuhën shqipe përdorim fjalë si “ciao”, dhe po degradohet gjuha shqipe duke përdorur fjalë të ndryshme që as vetë nuk i kuptojmë”, tha një qytetar.

“Nëse sot e dinë një gjuhë të huaj është mirë por të përdoresh në vendlindje nuk është mirë, shqipja duhet të përdoret sepse është bazë e jetës së shqiptarit. Mesazhi im do të ishte që gjuha shqipe të mos harrohet asnjëherë dhe e dyta e gjithë rinia të mbështetë çështjen kombëtarë”, shtoi një qytetar.

Gjithashtu, njohësit e gjuhës shqipe thonë se komunikimi më i lehtë në gjuhën angleze vjen edhe si rezultat i përdorimit të tepërt të teknologjisë dhe mësimit të gjuhës angleze që nga klasa e parë në arsimin fillorë. /Alsat.mk

Previous Post

111 vite Pavarësi! Rama: Më 28 Nëntor, Parada Kuq e zi në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Next Post

Messi e tradhtoi me gazetaren sportive? Martesa me Antonellën në krizë, ç’ndodhi pas ceremonisë së Topit të Artë

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Messi e tradhtoi me gazetaren sportive? Martesa me Antonellën në krizë, ç’ndodhi pas ceremonisë së Topit të Artë

Messi e tradhtoi me gazetaren sportive? Martesa me Antonellën në krizë, ç’ndodhi pas ceremonisë së Topit të Artë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk