Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve dhe dorëzimin e 4 trupave të pajetë

19/02/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hamasi njoftoi të martën se do të lirojë gjashtë pengje izraelite të shtunën dhe jo tre sa ishte parashikuar. Po kështu grupi militant bëri të ditur se do të dorëzojë edhe trupat e pajetë të katër pengjeve të enjten, në një hap befasues, që u pa si përgjigje ndaj lejes që Izraeli dha për hyrjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Gazën e shkatërruar.

Në këmbim Izraeli pritet të lirojë qindra të burgosur palestinezë, përfshirë shumë nga ata që po vuajnë dënime me burg të përjetshëm për sulme të përgjakshme.

Palëve u duhet ende të negociojnë kushtet e fazës së dytë e më të vështirë të armëpushimit.

Grupi izraelit që përfaqëson familjet e pengjeve që po mbahen në Gazë ka identifikuar të gjashtë izraelitët që do të lirohen të shtunën nga Hamasi. Ata do të jenë pengjet e fundit, të gjallë, që pritet të lirohen në fazën e parë të armëpushimit.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Pagjeturve tha se po “pret me gëzim” kthimin në atdhe të Eliya Cohen, Tal Shoham, Omer Shem Tov, Omer Wenkert, Hisham Al-Sayed dhe Avera Mengistu.

Izraeliti 27 vjeç Eliya Cohen u nxor nga vendstrehimi ndaj bombave në afërsi të festivalit të muzikës Nova në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Izraeliti Shoham, 40 vjeç, u rrëmbye në vendbanimin Beeri, një komunitet fermerësh, që u godit më së shumti gjatë sulmit të Hamasit. Bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij krahas tre kushërirave të tij gjithashtu u rrëmbyen dhe më vonë u liruan.

Shem Tov, 22 vjeç dhe Wenkert, 23, gjithashtu ishin rrëmbyer në festivalin Nova. Familja e të rrëmbyerit Wenkert ka shprehur vazhdimisht drojën gjatë periudhës sa ishte i rrëmbyer se ai nuk po merrte ilaçet e duhura për trajtimin e një sëmundje të organeve tretëse.

I rrëmbyeri Al-Sayed, 36 vjeç dhe Mengistu, 39 vjeç, janë mbajtur në Gazë shumë para sulmit të 7 tetorit. Al-Sayed, pjesëtar i fisit arab beduinë të Izraelit, kishte shkuar vet në Gazë në vitin 2015 dhe ishte mbajtur peng nga Hamasi. Mengistu, izraelit me prejardhje nga Etiopia, kishte shkuar në Gazë në vitin 2014.

Forcat izraelite tërhiqen pjesërisht nga Libani jugor

Forcat izraelite u tërhoqën të martën nga fshatrat kufitare në pjesën jugore të Libanit sipas afatit të përcaktuar në marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Ushtarët libanezë u dislokuan në zonat prej nga u tërhoqën forcat izraelite. Ata filluan të heqin postblloqet e vendosura nga forcat izraelite dhe të kontrollonin këtë zonë për mjete të pashpërthyera.

Megjithatë, forcat izraelite vazhduan të qëndrojnë në pesë pika strategjike në brendësi të Libanit, përgjatë kufirit me Izraelin, një pikë e diskutueshme për zyrtarët libanezë dhe grupin militant Hezbollah. Dy palët thanë se Izraelit i është kërkuar të tërhiqet plotësisht të martën.

Ndërkohë, shumë banorë të pjesës jugore të Libanit, që po kthehen në fshatrat kufitare, u shprehën të tronditur nga shkalla e shkatërrimeve.

Egjipti shtyn takimin e shteteve arabe për të diskutuar mbi Gazën

Egjipti shtyu një takim të shteteve arabe planifikuar të mbahej më 27 shkurt. Takimi, që parashikon të dalë me një kundër-propozim të vendeve arabe ndaj planit të Presidentit Trump për Gazën, do të mbahet në Kajro më 4 mars, për probleme logjistikën, sipas Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Palestinezët dhe shtetet arabe kundërshtuan njëzëri propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të larguar banorët palestinezë nga Gaza dhe për të marrë kontrollin mbi këtë territor./VOA

Previous Post

Çfarë dihet për bisedimet e para SHBA-Rusi për luftën në Ukrainë?

Next Post

Metodë e re nominimi në “Big Brother VIP”! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari zgjedhin dy banore për garë “kokë më kokë”

Related Posts

Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025
Botë

E rëndë në Gaza!Kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve!

06/08/2025
Botë

I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

06/08/2025
Botë

Skandali i CV-ve trondit politikën spanjolle, disa figura politike japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Next Post

Metodë e re nominimi në “Big Brother VIP”! Neda Balluku dhe Arbër Hajdari zgjedhin dy banore për garë “kokë më kokë”

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk