Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

31/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hakerat kinezë depërtuan në disa kompjuterë të Departamentit amerikan të Thesarit dhe siguruan qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një entiteti të tretë që ofron shërbime për departamentin, njoftuan zyrtarët të hënën.

Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjuterë bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të kenë pasur qasje hakerat, por përmes një letre drejtuar ligjvënësve ku i njoftonte për këtë incident thekson se “deri më tani nuk ka dëshmi që tregojnë se hakerat kanë vazhduar të kenë qasje tek informacionet e Thesarit”. Sipas letrës, ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”.

“Thesari i trajton me shumë seriozitet të gjitha kërcënimet kundër sistemeve tona dhe të dhënave që ato ruajnë”, tha një zëdhënës i këtij departamenti në njoftim. “Gjatë katër viteve të fundit, Thesari e ka përforcuar mbrojtjen e vet kibernetike dhe do të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët në sektorin privat dhe publik për të mbrojtur sistemin tonë financiar nga kërcënuesit”.

Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dha përgjigjen standarde që Kina jep si reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen kibernetike.

“E kemi përsëritur qëndrimit tonë për akuza të tilla të pabaza, të cilave u mungojnë provat”, tha zëdhënësja Mao Ning gjatë konferencës ditore me gazetarë. “Kina në vazhdimësi kundërshton të gjitha format e ndërhyrjes kibernetike dhe e kundërshtojmë shpërndarjen e informacioneve të rreme kundër Kinës për qëllime politike”.

Incidenti vjen ndërkohë që zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të përballen me pasojat e fushatës masive kineze të kundër-spinuazhit, të njohur me emrin ‘Salt Typhoon’, që u dha zyrtarëve në Pekin qasje tek një mesazhet private dhe bisedat telefonike të një numri të panjohur amerikanësh. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se numri i kompanive të telekomunikimit që janë prekur nga kjo ndërhyrje kibernetike tani ka arritur në nëntë.

Departamenti i Thesarit tha se e ka identifikuar problemin e fundit më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’ që ofron si shërbim një program kompjuterik, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod “që përdorej nga klienti për të siguruar shërbimin që ruan të dhënat në një bazë dhe që përdoret nga distanca për t’iu ofruar ndihmë teknike” punonjësve. Ky kod ka ndihmuar hakerat të depërtojnë përtej murit të sigurisë së shërbimit dhe të hyjnë në kompjuterat e disa punonjësve.

Që nga ajo ditë, shërbimi i komprometuar është hequr nga përdorimi dhe nuk ka prova se hakerët ende kanë qasje në informacionin e departamentit, shkroi ndihmës-sekretari i Thesarit, Aditi Hardikar të hënën, në një letër drejtuar Komisionit të Senatit mbi Bankat.

Departamenti tha se po bashkëpunonte me Byronë Federale të Hetimeve dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë si dhe palë të tjera për të hetuar pasojat e ndërhyrjes kibernetike dhe se përgjegjësia për këtë ndërhyrje u është atribuuar personave të sponsorizuar nga shteti kinez. Nuk janë dhënë detaje të tjera./VOA

Previous Post

Pesë rrëzime aeroplanësh në një javë, çfarë ndodhi me botën?

Next Post

I ‘zhdukur’ prej kohësh, artisti i njohur sjell lajme për Flori Mumajesin

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

I ‘zhdukur’ prej kohësh, artisti i njohur sjell lajme për Flori Mumajesin

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025

Shqipëria i lë me pasoja! Shkarkim me “porosi” në La Liga, emër surprizë për stolin e Serbisë pas dorëheqjes së Stojkoviç

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk