Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve

08/12/2023
Guterres: Brutaliteti i Hamasit nuk e justifikon “ndëshkimin kolektiv” të palestinezëve
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të premten se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë “ndëshkim kolektiv” të palestinezëve, teksa Izraeli zhvillon fushatë kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Guterres ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa javë pas nisjes së luftimeve që kanë lënë mbi 17.170 persona të vdekur në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

“Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen”, ka thënë Guterres.

“Në të njëjtën kohë, brutaliteti i kryer nga Hamasi, nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën, qysh prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur kështu luftën. Militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng mbi 240 njerëz.

“I dënoj këto sulme, pa asnjë rezervë. Jam i tronditur nga raportimet për dhunë seksuale”, ka thënë Guterres.

“Nuk ka arsyetim për vrasje të qëllimshme të 1.200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijëve, plagosjen e mijëra tjerëve dhe marrjen e pengjeve”.

Guterres e ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Askush që e ka mbajtur këtë pozitë ndër dekada, nuk ka vepruar kështu.

Guterres synon arritjen e një “armëpushimi humanitar” për të parandaluar “katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët” dhe gjithë Lindjen e Mesme.

Previous Post

Osmani takohet me Erdogan: Mirënjohje për angazhimin në paqen dhe sigurinë e rajonit

Next Post

UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

Related Posts

Botë

Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

07/10/2025
Botë

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike

06/10/2025
Botë

Merz e akuzon Putinin për “luftë hibride” ndaj Gjermanisë

06/10/2025
Botë

Franca në krizë të re politike pas dorëheqjes së kryeministrit, tri opsionet e Macron

06/10/2025
Botë

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

06/10/2025
Botë

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

06/10/2025
Next Post
UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

UNESCO e njeh traditën e iftarit të Ramazanit si trashëgimi kulturore

VLEN: Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanov

07/10/2025

Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN Maqedoni

07/10/2025

Anketa më e fundit: Mexhiti përpara Osmanit me 3.3% epërsi, edhe VLEN para AKI-t

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk