Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Gruevski në FB: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanë të frikësuar!

01/07/2023
Gruevski në FB: Pas rastit “Feniks” qëndrojnë Zaevi dhe politikanë të frikësuar!
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Defokusim i opinionit dhe për të eliminuar kundërshtarët politik”

Ish-Kryeministri Nikola Gruevski, i cili aktualisht gjendet në arrati në Hungari, përmes një postimi të gjatë në Facebook, pretendon se rasti “Feniks” që ka të bëjë me projektin “Shkupi 2014”, po aktualizohet me qëllim të defokusimit të opinionit nga problemet në gjyqësor dhe prokurori, ku përmend rastin konkret, për involvimin e kompanisë austriake, ku ka reaguar edhe Ambasada e Austrisë në Shkup, percjell KlanM.

Sipas Gruevskit, sistemi gjyqësor është shndërruar në instrument për të defokusuar krimet e individëve të pushtetit dhe për t`i eliminuar kundërshtarët politik, që sipas tij, kanë besim te populli.

“Pas kësaj procedure qëndrojnë politikanë të frikësuar në krye me Zaevin, i cili vazhdon të ketë ndikim të madh në sistemin gjyqësor, në politikë, në partinë e tij LSDM por edhe parti tjera. Politikanët e frikësuar kanë arsye të jenë të frikësuar. Kanë bërë shumë të këqija dhe ende po bëjnë të bindur se do të prosperojnë. Jo! Historia e ka treguar këtë. Janë ligje të natyrës. Duhet ta dijnë se nuk do të kenë sukses dhe se nuk duhet dikush tjetër t`i shkatërojë, për shkak se vet do të shkatërohen”, shkruan Gruevski në Facebook, duke e përfunduar statusin me një post-scriptum ku, siç njofton KlanM, përgënjeshtron informacionet se ka një marrëveshje me pushtetin për të bindur deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

Lista e të dyshuarve në rastin “Feniks”, siç njofton KlanM, përbëhet nga 15 persona fizik dhe 5 juridik. Përvec Gruevskit dhe dy ish-Ministrave të VMRO-DPMNE-së, në listë janë edhe dy ish-Kryebashkiakë, ish-Kryesues të Këshillit të Komunës Qendër, pronarë dhe drejtues të firmave që ishin pjesë të tenderave dhe një shtetas italian.

Nga shtatë firmat e dyshuara, katër janë të vendit, kurse tre nga Italia. Veprat penale që janë lëndë të hetimit, sic njofton KlanM, kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe larje parash”.

Previous Post

Osmani: Do të bisedojmë me krahun e VMRO-DPMNE-së që është “pro” ndryshimeve kushtetuese!

Next Post

UEFA përzgjedh golin e sezonit në Ligën e Kampionëve

Related Posts

Aktuale

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025
Maqedoni

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025
Maqedoni

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Maqedoni

Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet

15/09/2025
Maqedoni

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025
Next Post
UEFA përzgjedh golin e sezonit në Ligën e Kampionëve

UEFA përzgjedh golin e sezonit në Ligën e Kampionëve

Burim Latifi lidh energjetikisht Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë dhe Kosovën

15/09/2025

Të rinjtë e Çairit: Vota jonë shkon për Izet Mexhitin! (VIDEO)

15/09/2025

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk