Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Gruevski me një këmbë në Shkup

07/09/2023
Gruevski me një këmbë në Shkup
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri Nikolla Gruevski rezulton të jetë përfituesi më i madh nga ndryshimet e miratuara ditë më parë në Kodin Penal me të cilat u ulën dhe shfuqizuan dispozita të cilat parashikojnë dënimet me burg për veprat penale “shpërdorim me detyrën zyrtare” dhe “bashkëveprim kriminal”, shkruan Alsat.

Gruevski lirohet nga masa efektive prej 9 viteve burg në rastin TNT për rrëzimin e paligjshëm të objektit të Kosmos të biznesmenit Fiat Canovski.

I arratisuri në Hungari lirohet edhe nga dënimi për rastin “Trajektorja” me autostradat kineze, ndërsa për një vit i shfuqizohet edhe dënimi për rastin “Tanku” që i referohet Mercedesit gjysmë milioni euro.

Ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov lirohet nga dënimet për rastin “Traget-Fortesa”, përgjimi masiv i qytetarëve dhe oponentëve politik në Maqedoni të Veriut, skandal i cili aso kohe u publikua nga ish lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Gjithashtu Mijallkov lirohet edhe nga akuza për rastin “Thesari”, lëndë kjo e cila në nëntor të vitit kaluar u vjetërsuar falë kthimit të saj në rigjykim dhe ruajtjes së lëndës në sirtarë nga gjykatësi Enver Bexheti.

I pari funksionar aktiv i VMRO-DPMNE-së që pa të mirat e Kodit Penal me flamur të BE-së është deputeti Igor Janushev i cili sot u dënua me kusht për autobusët kinez, vendim i shpallur nga gjykatësi Osman Shabani pa prezencën e të akuzuarit dhe prokurores së rastit.

Kodi Penal i sapo ndryshuar do t’i shpëton lëkurën edhe ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski. Vendimet gjyqësore kundër tij në rastin “Toplik” për dhënien e tokës për ndërtimin e “Qytetit të diellit” dhe “TNT” më nuk mbajnë.

Dy deputet të tjerë nga kjo parti që nuk do të ndiqen më penalisht dhe nuk do të paraqiten në gjykatë janë edhe Antonio Milloshovski dhe Lupço Dimovski, përkatësisht ky i fundit deputet i Partisë Socialiste. Falë Kodit të ri Penal, përvetësimi i ndërtesës komunale më nuk do të jetë barrë juridike për Milloshovskin.

Nga funksionarët e garniturës aktuale, ish sekretarët gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe Dragi Rashkovski falë shfuqizimit të paragrafit 5 nga neni 353 nuk do të ndiqen për shpërdorim me fondet publike në procedurë të tenderimit publik.

Megjithëse Zekiri dhe Rashkovski nuk pritet të lirohen nga masat e ndjekjeve penale përderisa ndaj tyre Prokuroria e për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka paraqitur zgjerim të akuzave.

Në faqen e Prokurorisë Publike për veprën “bashkëveprim kriminal” rezultojnë raste si pastrim parash, spiunazh dhe tregti me drogë, ndërsa për rastet që ndërlidhen me “shpërdorimin e detyrës zyrtare” rezultojnë kryesisht drejtues të institucioneve publike të cilët me veprimtarinë e tyre kriminale kanë dëmtuar buxhetin shtetëror dhe kanë përvetësuar të mira materiale./ Alsat.mk

Previous Post

Burg për profesorët Shuklev dhe Ristevski, kanë kërkuar para dhe shërbime seksuale për nota kaluese

Next Post

Lëvizja Demokratike sot qëndron në Tetovë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

13/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Deri më 8 tetor do të jetë afati për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhjet lokale

13/08/2025
Maqedoni

Angellov: Është më se e sigurt se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht

13/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Me kënaqësi mora pjesë në jubileun e 100 të dhurimit të gjakut

13/08/2025
Maqedoni

Pezullohet zgjedhja e Kryetarit të KSHPK-së, procedura vijon pas zgjedhjeve lokale

13/08/2025
Maqedoni

Vrasja në Tetovë/ Dy persona në paraburgim, 2 të tjerë në arrati

13/08/2025
Next Post
Lëvizja Demokratike sot qëndron në Tetovë

Lëvizja Demokratike sot qëndron në Tetovë

Serbët sulmojnë në Beograd tifozët polakë

13/08/2025

PSG fiton Superkupën e Evropës

13/08/2025

Mexhiti: Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri edhe Marrëveshja e Ohrit

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk