Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i paprapranushëm cënimi i saj

15/11/2023
Grubi: E drejta e arsimit në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe është i paprapranushëm cënimi i saj
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi bashkë me Shefin e Misionit të OSBE-së ambasadorin Kilian Wahl, prezantuan hulumtimin “Analiza e gjendjes me arsimin e gjuhëve të bashkësive më të vogla”.

Grubi deklaroi se pengesat e avansimit të gjuhëve në Maqedoninë e Veriut tashmë janë tejkaluar dhe shoqëria multietnike në shtet është e hapur për bashkëpunim dhe pranim të të gjitha Bashkësive, ndërkohë që Shefi i Misionit të OSBE-së ambasadori Kilian Wahl tha se: Këto rekomandime nuk janë thjesht sugjerime, ato janë hapa veprues. Pra, le t’i transformojmë ato në veprime të prekshme”.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Është kënaqësi e veçantë të jem sot në mesin tuaj, në prezantimin publik të rezultateve të një hulumtimi jashtëzakonisht të rëndësishëm mbi gjendjen e arsimit në gjuhën e bashkësive më të vogla etnike në vendin tonë.

Nevoja për implementimin e një qasje të këtillë analitike buroi nga vullneti i mirë për të identifikuar sfidat dhe peripecitë reale në sferën e arsimit në gjuhën e bashkësive etnike, që më pas bashkërisht të punojmë drejt korrigjimeve të nevojshme që do të mundësojnë përmirësim të vazhdueshëm të gjendjes faktike.

Ashtu siç nuk mund të ndërtohet një shtëpi pa plan, edhe një strategji e mirëfilltë veprimi në shërbim të të drejtave të njeriut pa një hulumtim cilësor që targeton nevojat nuk mund të përpilohet dhe të zbatohet. Këto dokumente si ky i sotmi nuk duhet perceptuar vetëm si konstatime teorike, por si busullë objektive orientuese që e ardhmja të sjellë rezultate akoma më pozitive.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj Misionin e OSBE-së dhe Drejtorinë për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive që bënë të mundur realizimin dhe publikimin e këtij hulumtimi, rekomandimet e të cilit mbeten obligim i padiskutueshëm i Qeverisë, Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve shkollore.

Mbi përcaktimet tona për një shoqëri të barabartë për të gjithë mbetemi gardianë të përbetuar të së drejtës themelore të njeriut për shkollim në gjuhën amtare dhe avancimit të mëtejshëm të mësimdhënies në gjuhën e bashkësive etnike.

Themelet e këtyre të drejtave i kemi vendosur me frymën e Marrëveshjes së Ohrit që transformoi realitetin e dikurshëm dhe diskursin joracional që mbizotëronte ndaj pasurisë gjuhësore në vendin tonë, si në përditshmëri ashtu edhe në legjislacion.

Mbi këtë bazament të shëndoshë, ja ku jemi sot, më koshientë, me mendje të hapur dhe me horizont më të çiltër ndaj vlerave identitare të njëri – tjetrit.

Kemi akoma punë për të mbrojtur dhe avancuar frymën e kohezionit social dhe respektit ndaj veçorive identitare të njëri – tjetrit. Shkollat janë vatrat që edukojnë brezin e ri në frymën e respektit ndaj dallimeve gjuhësore e kulturore, vende nga ku paragjykimet dhe stereotipet duhen çrrënjosur njëherë e përgjithmonë.

Ky hulumtim i shërben mbi të gjitha këtij qëllimi madhor, ruajtjes së vitalitetit shoqëror nga sëmundja e diskriminimit dhe anashkalimit përmes promovimit të gjuhës amtare si element bazë i identitetit të një kombi.

Ju siguroj se të gjitha rekomandimet e nxjerra nga ky hulumtim do të jenë bazë e shëndoshë veprimi për progres që do të angazhohemi të evidentohet në hulumtimet që do të pasojnë.

Previous Post

Çudit Artan Gurbi – Thotë se nuk është kandidat për kryeministër

Next Post

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në “rrugën e Plastikeve”

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Tetori do të jetë fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë!

03/08/2025
Maqedoni

Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

03/08/2025
Maqedoni

Fetai: Kumanova e ka shporrur BDI-në dhe Ali Ahmetin, fizikisht dhe politikisht

03/08/2025
Maqedoni

VLEN dhe Lëvizja Arbëria hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

03/08/2025
Maqedoni

Ironizon komandant Baruti: “Konka ba e zeze dita, na paskan shajt shkijet be!”

03/08/2025
Maqedoni

Mustafa Ademi thumbon BDI-në: Kur ishte koha të flisnit, heshtët

03/08/2025
Next Post
Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në “rrugën e Plastikeve”

Dy vjet e tre muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në “rrugën e Plastikeve”

Ibrahimi: Tetori do të jetë fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë!

03/08/2025

Federata distancohet nga thirrjet nacionaliste: Nuk përfaqësojnë shpirtin e sportit!

03/08/2025

Rrezik në det -20 mjete të bllokuara nga Velipoja në Ksamil

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk