Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eleonora Boi, gruaja e basketbollistit italian Danilo Gallinari, i cili aktualisht luan për Vaqueros de Bayamon, u kafshua nga një peshkaqen në Porto Riko.

Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime në kofshë teksa u kafshua nga peshkaqeni në plazhin e Isla Verde.

Boi, e cila është në gjendje të qëndrueshme, u dërgua në spitalin Universitar të Porto Rikos në Karolina.

Gruaja e ish-yllit të NBA-a po notonte në Resortin e famshëm Carolina kur ndodhi incidenti. Lëndimi nuk konsiderohet serioz, ndërsa nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për notarët në zonë.

Nilda Jimenez, biologe në Departamentin e Burimeve Natyrore, konfirmoi se bëhet fjalë për një kafshim nga një peshkaqen, i llojit “tiburon gata” (peshkaqen infermier), një specie që jeton në ujëra të cekëta dhe aktualisht ndodhet në sezonin e çiftëzimit – çka rrit mundësinë e kontaktit me njerëzit.

Ndërkohë komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, Ruben Moyeno, bëri me dije se forcat e rendit reaguan menjëherë, duke i ofruar viktimës ndihmën e parë në vendngjarje. Ai bëri thirrje për kujdes maksimal nga pushuesit, sidomos në këtë periudhë kur peshkaqenët janë më aktivë.

“Kushdo që sheh lëvizje të dyshimta ose prani të kafshëve detare si peshkaqenë, duhet të njoftojë menjëherë autoritetet përkatëse”, apeloi ai.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në plazhet përreth, ndërsa incidenti ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në brigjet e Porto Rikos, sidomos në zonat e frekuentuara nga turistët.

Previous Post

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

Next Post

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

Related Posts

Showbiz

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025
Showbiz

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025
Showbiz

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Showbiz

Babai i Lamine Yamal fejohet me një vajzë vetëm 5 vite më të madhe se djali i tij

04/11/2025
Showbiz

Dafina gati për koncertin madhështorë!Ja sa kushton bileta

04/11/2025
Showbiz

Sinan Vllasaliu: Estrada sot është më e paedukatë, janë rehatuar me playback

02/11/2025
Next Post

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk