Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Gruaja që i preu kokën të dashurit dhe e asgjësoi trupin, qesh dhe bën gjeste në gjykatë

26/07/2023
Gruaja që i preu kokën të dashurit dhe e asgjësoi trupin, qesh dhe bën gjeste në gjykatë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqi i një gruaje amerikane të akuzuar për prerjen e kokës së të dashurit dhe asgjësimin e trupit të tij, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, si për detajet tronditëse të çështjes që tronditi SHBA-në vitin e kaluar, ashtu edhe për sjelljen e pazakontë të të pandehurës në gjykatë.

Taylor Schabusiness, 25 vjeç, u arrestua në shkurt 2022 për vrasjen e Shad Thyrion në shtëpinë e nënës së viktimës në zonën Green Bay të Wisconsin. Sipas gjetjeve të hetuesve, Schabusiness ia preu kokën Thyrion-it, gjymtoi dhe më pas e copëtoi trupin e tij. Nëna e të riut ka gjetur kokën dhe trupin e tij brenda një kovë dhe ka lajmëruar policinë, e cila mbërriti në vendin e krimit dhe u gjend përballë një makthi të vërtetë.

Thuhet se 25-vjeçarja u tha oficerëve se gjatë aktit të seksit me Thyrion, ajo filloi ta mbyste burrin si paralojë, por i pëlqeu aq shumë sa nuk donte të ndalonte.

Sipas Rrjetit Ligji dhe Krimi, që po mbulon rastin, në gjykatë janë shfaqur video që tregojnë momentin kur oficerët zbulojnë kovën e përgjakur në shtëpinë e nënës së viktimës dhe arrestimin e gruas që dyshohet se ka kryer krimin.

Në dëshminë e tij në gjykatë, oficeri Alex Vanis përshkroi se si zbriti në katin e poshtëm dhe pa kovën e gjelbër të mbuluar me një peshqir pranë fundit të shkallëve. “Më duhej të konfirmoja se ishte vërtet një kokë njeriu brenda, kështu që ngrita peshqirin dhe zbulova se ishte e vërtetë”, tha oficeri, i cili tregoi gjithashtu se pa copa mishi të shpërndara nëpër dyshek.

Në orët në vijim, hetuesit gjetën edhe pjesën tjetër të gjymtyrëve të viktimës në bodrumin ku dha frymën e fundit, të cilat autorja dyshohet se i kishte prerë dhe “bashkuar”, një akt çmendurie.

Edhe pse gjyqi i Schabusiness është ende në fillimet e tij, tashmë kanë dalë në dritë detaje që sugjerojnë se 25-vjeçarja mund të ketë pasur prej kohësh fantazi të errëta që ajo donte t’i bënte realitet. Në gjykatë u zbulua se në prag të vrasjes, ajo kishte kërkuar në internet informacione për vrasësin serial famëkeq Jeffrey Dahmer, i cili gjithashtu copëtoi viktimat e tij dhe ngacmoi kufomat e tyre.

Provat kundër Schabusiness mund të duken dërrmuese, por kjo nuk duket se e shqetëson atë. Gruaja, e cila u ekzaminua nga psikologët dhe u zbulua se ishte e arsyeshme për t’u gjykuar, nuk ka reshtur së qeshuri në gjykatë, ndërsa shprehjet dhe gjestet e saj kanë shkaktuar bujë dhe reagime në rrjetet sociale.

25-vjeçarja shpërtheu në të qeshura dje, të martën, teksa në gjykatë po depatohej nëse anëtarët e jurisë duhet të shihnin apo jo foton e kokës së prerë të Thyrion në kovë.

Në një video tjetër e publikuar nga Rrjeti Ligji dhe Krimi, e akuzuara shihet duke bërë një gjest sikur qëllonte me gishta në drejtim të gjyqtares.

https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2023/07/480x270_MP4_3932476338644274509.mp4
Previous Post

Nesër në Brindizi, një tjetër iniciativë diplomatike e ministrit Bujar Osmani bëhet realitet

Next Post

Ibrahimi zbulon skenare të largimeve: Ja kush ka gisht në largimet e “të pakënaqurve”?!

Related Posts

Botë

Përgatitet takimi Putin-Zelensky, Trump: SHBA ofroi garanci sigurie për Ukrainën! Bisedimet e reja brenda dy javëve

19/08/2025
Botë

Deputeti vetëvritet në Parlamentin finlandez, policia rrethon zonën

19/08/2025
Botë

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

19/08/2025
Botë

Trumpi i tregon Macronit “sekretin” për Putinin, harron që mikrofoni ishte i ndezur

19/08/2025
Botë

Takimi Putin-Zelensky-Trump, Emmanuel Macron zbulon vendin ku mund të mbahet samiti

19/08/2025
Botë

Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

18/08/2025
Next Post
Ibrahimi zbulon skenare të largimeve: Ja kush ka gisht në largimet e “të pakënaqurve”?!

Ibrahimi zbulon skenare të largimeve: Ja kush ka gisht në largimet e “të pakënaqurve”?!

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk