Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Greva në aeroportet gjermane tashmë ka filluar

09/03/2025

Fotografi: Christoph Reichwein/dpa/picture alliance

0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në shumë aeroporte të Gjermanisë do të ketë ditën e hënë greva. Por në disa kanë filluar grevat të dielën…

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevë të menjëhershme këtë të dielë. Për këtë arsye, janë anuluar shumë nisje dhe mbërritje të avionëve në këtë aerorport. Ndërkohë edhe në faqen e aeroportit të Hamburgutthuhet se shumë nisje dhe ardhje të avionëve janë anuluar për të dielën.

Pasagjerët këshillohen të kontaktojnëkompaninë e tyre ajrore dhe të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimit të tyre. Në terminale shumë njerëz kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi.

Greva e papritur
Greva vjen papritur një ditë më herët se sa ishte planifikuar. “Sot 280 fluturime me mbi 40.000 pasagjerë u planifikuan në aeroportin e Hamburgut. Ne jemi të tmerruar se sa pamatur po vepron ver.di,” tha zëdhënësja e aeroportit Katja Bromm.

Sindikata mbylli aeroportin pa paralajmërim pikërisht në fillim të pushimeve të pranverës në Hamburg. Kështu ver.di po dëmton njerëzit në veçanti, duke përfshirë shumë familje me fëmijë të moshës shkollore, u tha.

Një zëdhënës i sindikatës shpjegoi: “Greva ishte e nevojshme në mënyrë që ndikimi i grevës të ndihet vërtet”. Dëmi tek udhëtarët është i njohur, por punëdhënësit, sipas sindikatës, duhet të paraqesin një ofertë serioze ndaj kërkesave të tyre.

Grevat e shumta të hënën
Greva në Hamburg ka filluar të dielën. Por nesër priten greva në 11 aeroporte të ndryshme të Gjermanisë. Ndaj udhëtarët duhet të informohen paraprakisht nëse do të realizohen udhëtimet e tyre.

Sindikatat paralajmërojnë për shkurtime masive në aeroprotet në Frankfurt am Main, München, Berlin/Brandenburg, Düsseldorf, Hamburg, Köln/Bonn, Stuttgart, Hannover, Dortmund, Leipzig/Halle dhe Bremen.

Aeroprti në Berlin ka pralajmëruar ndalimin e fluturimeve: “BER ndalon plotësisht operacionet”, thuhet në informacione. Sipas vlerësimeve të deritanishme të hënën do të shkurtohen me mijëra udhëtime dhe preken qindra mijëra udhëtarë. Ndaj aeroportet dhe shoqatat e fluturimeve bëjnë të ditur që të informoheni me kohë me gjendjen. /DW

Previous Post

“Nëse Gjesti fiton këtë edicion, do të ishte fatale!” Ja kush e meriton BBV sipas Amber

Next Post

Merret vendimi në Kosovë, do të rinumërohen votat në 177 kuti votimi

Related Posts

Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Botë

Meloni në qendër të vëmendjes në samitin në Egjipt – Trump e komplimenton, Erdogan e “kritikon”: Duhet ta lësh duhanin

14/10/2025
Botë

“Koha është tani”, Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

14/10/2025
Botë

Përmbytjet në Venezuelë/ Shemben minierat e arit, 14 persona humbin jetën

14/10/2025
Next Post

Merret vendimi në Kosovë, do të rinumërohen votat në 177 kuti votimi

Zhduket një grua në Likovë, aktivizohen dronët për ta gjetur!

14/10/2025

Mërgimtari nga Amerika, Rufat Alili: Rreshtohuni pas Fisnik Melës nëse doni të nderoni shqiptarët

14/10/2025

Shqipëria dhe Kosova në play-off të Botërorit/ Shihni si janë vazot e shortit pas ndeshjeve

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk