Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Greqia e bën zyrtare, taksë 20 euro për turistët që vizitojnë këto dy vende

09/09/2024
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja e Greqisë kundër turizmit masiv dhe fluksit në rritje të anijeve turistike që ndalen në brigjet e saj do të finalizohet me vendosjen e një takse 20 euro, e cila do të vlejë fillimisht vetëm për dy ishujt, Mykonos dhe Santorini.

Plani për vendosjen e taksës është njoftuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis në edicionin e 88-të të Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, por mbetet ende e paqartë se kur do të hyjë në fuqi, shkruan A2.

“Greqia nuk ka një problem strukturor të mbiturizmit. Ajo ka një problem të përqendruar në disa destinacione dhe në disa javë apo muaj të vitit. Kroçeret vënë nën presion Mykonos dhe Santorini dhe për këtë arsye çmimi do të jetë 20 euro”, shpjegoi kreu i qeverisë së Athinës në një konferencë për shtyp, siç citon A2.

Mitsotakis nuk specifikoi se kur do të hyjë në fuqi taksa e re, por shprehu shqetësimin për fluksin e anijeve turistike.

“Po aq e rëndësishme është ndërhyrja për numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë. Ne do të jemi mjaft të guximshëm në këtë pikë”, theksoi kryeministri grek, duke kujtuar edhe “rregullat e qëndrueshmërisë” në lidhje me infrastrukturën e re.

Në vitin 2023, rreth 800 kroçere me 1.3 milionë pasagjerë zbarkuan në ishullin e Santorinit ku jetojnë vetëm 15.500 banorë, sipas shoqatës greke të porteve, raporton A2.

Nga rekordi prej 32.7 milionë turistë që vizituan Greqinë vitin e kaluar, rreth 3.4 milionë, ose një në dhjetë vizitorë, shkuan në ishullin e Santorinit.

Për shkak të këtij fluksi të paprecedentë qeveria synon tanimë të ndërhyjë në numrin e anijeve që mbërrijnë në destinacionin e tyre në të njëjtën kohë, duke e gjykuar të nevojshme të vërë frenat në ishujt ku po vihen në provë kufijtë e infrastrukturës.

Previous Post

Politikanja serbe: Vuçiqi nuk heq dorë lehtë nga strukturat mafioze si Radoiçiqi e Veselinoviqi

Next Post

MPB me masa të shtuara në Shkup, kontrollohen qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion

Related Posts

Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Rajon

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

14/09/2025
Rajon

Presidenti Erdogan pranon modelin e ri ‘fastback’ T10F të prodhuesit turk Togg

13/09/2025
Next Post

MPB me masa të shtuara në Shkup, kontrollohen qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk