Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Greqi, protestojnë studentët! Kundërshtojnë krijimin e universiteteve private

12/01/2024
Greqi, protestojnë studentët! Kundërshtojnë krijimin e universiteteve private
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra studentë të përkrahur edhe nga organizata të majta kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit grek Athinë për të protestuar ndaj projektligjit të ri të qeverisë për lejimin për herë të parë të krijimit të universiteteve private në Greqi.

Protestuesit kanë hedhur parulla ndërsa mbanin pankarta në duar ku shkruhej “Arsimi nuk është mall”. Tek sheshi para parlamentit ata janë konfrontuar me forcat policore që kanë përdorur gaz lotsjellës .

Qeveria e konservatorëve në fuqi pritet të dorëzojë projektligjin në parlament këtë muaj në një lëvizje historike duke shmangur nenin 16 të kushtetutës i cili ndalon krijimin e universiteteve private.

“Studentët e universiteteve në Athinë dhe në të gjithë Greqinë janë sot në rrugë sepse ne kërkojmë një universitet të mirë, modern, publik dhe falas. Duam të mos aprovohet ligji që do lejojë themelimin e universiteteve private. Kjo do të sillte një përkeqësim të madh të studimeve tona dhe i hap rrugën tarifave të shkollimit në universitetet publike”, u shpreh njw student.

Greqia dhe Luksemburgu janë të vetmet nga 27 vendet anëtare që kanë ekskluzivisht arsimin e lartë falas në universitetet shtetërore. Por edhe në shtete e tjera të BE , përveç Qipros, Letonisë dhe Belgjikës ,gati 80% e studentëve preferojnë shkollat shtetërore të arsimit të lartë.

Megjithatë kryeministri Mitsotakis dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë thonë se reforma do t’i japë fund monopolit mbi arsimin shtetëror dhe do të forcojë ekonominë duke sjellë studentë nga vende të tjera. Gjithashtu do të synojë kthimin e mbi 53000 grekëve që studiojnë jashtë vendit të frekuentojnë shkollat e larta private që do të hapen në Greqi.

Nga ana tjetër kritikët e projekt-ligjit, duke përfshirë edhe shoqatat studentore kundërshtojnë ashpër duke theksuar se ai sfidon të drejtat kushtetuese për arsimin falas dhe vendos fitimin përpara arsimit publik, si dhe krijon konkurrencë për të diplomuarit që kërkojnë një punë.

Protesta janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra, Trikala dhe qytete të tjera të vendi të organizuara nga 115 shoqata studentore.

Previous Post

SHBA dhe Britania ndërmarrin goditje masive kundër rebelëve Houthi në Jemen

Next Post

​14 vjet nga tërmeti shkatërrues në Haiti

Related Posts

Botë

Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

01/11/2025
Botë

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

01/11/2025
Botë

E rëndë/ 3 skiatorë gjermanë humbin jetën pas një orteku në Tirolin e Jugut në Itali

01/11/2025
Botë

Historia e veçantë që lidh kryeministrin potencial të Holandës me Kosovën

01/11/2025
Botë

Lufta në Gaza, 5 të vdekur dhe 17 trupa të gjetur brenda 24 orëve

01/11/2025
__kateg

Masakër në Sudan: Satelitët zbulojnë njolla gjaku në El Fasher-mbi 2 mijë civilë të vrarë

01/11/2025
Next Post
​14 vjet nga tërmeti shkatërrues në Haiti

​14 vjet nga tërmeti shkatërrues në Haiti

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk