Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 10 maj

21/04/2023
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 10 maj
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën e kësaj jave, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas gjykatës, vazhdon rreziku që ish-presidenti dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës të pengojnë ecurinë e procesit gjyqësor.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të vazhdojë më 10 maj me paraqitjen e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).Në informimin javor të gjykatës është theksuar nevoja që gjykimi të përfundojë sa më parë që është e mundur.

“Të hënën, më 17 prill, Trupi Gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të z. Thaçi and z. Veseli. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi and z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme, Trupit Gjykues dhe palëve u kërkohet të mbajnë parasysh nevojën që gjykimi të kryhet sa më shpejt që është e mundshme”, ka deklaruar Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Dëgjimi i dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, po zhvillohet i mbyllur për publikun.

Deri tani janë dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur, ndërsa dëshmitari i tretë i prokurorisë është paraqitur në gjykatore të enjten.

“Të gjitha gjykimet në DHSK janë publike; megjithatë ndonjëherë gjykatësit vendosin të kryejnë një pjesë të seancës në atë që quhet seancë private, ose të redaktojnë informacione të caktuara për të mbrojtur identitetin dhe sigurinë e dëshmitarëve ose viktimave. Vendimi për ta kryer seancën në seancë private për të mbrojtur dëshmitarët shqyrtohet me shumë kujdes nga gjykatësit, rast pas rasti. Edhe kur dëshmia e dëshmitarit nuk është publike, avokatët e të akuzuarve e dëgjojnë atë që thotë dëshmitari dhe kanë të drejtën t’i bëjnë pyetje”, ka thënë Doyle, transmeton KP.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Previous Post

“Vetura me targa të Maqedonisë së Veriut shetitë në sheshin e Ferizajit”(VIDEO)

Next Post

“Sa fallco që je …”, Kiara përplaset me Efin

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
“Sa fallco që je …”, Kiara përplaset me Efin

“Sa fallco që je …”, Kiara përplaset me Efin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk