Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më 15 shtator dëshmon dëshmitari i parë i mbrojtjes

05/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë bërë të ditur se më 15 shtator 2025 fillon dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Sipas njoftimit, dëshmitari i parë do të jetë dëshmitari i thirrur nga mbrojtja e Thaçit, ndërkaq seanca pritet të jetë kryesisht publike, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca do të fillojë në orën 09:00 dhe transmetohet me 45 minuta vonesë.

“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën PUBLIC@scp-ks.org. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025. Organet e interesuara të medias duhet të njoftojnë nëse kanë nevojë t’u rezervohet një vend në qendrën për median”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes, më 14 shtator, është planifikuar të mbahet një protestë në Hagë.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës./Periskopi

Previous Post

“Shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë”, Tahiri i reagon Ramës

Next Post

“Uji i pijshëm”, Memishi: Kemi plan konkret për secilin fshat!

Related Posts

Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Kosovë

Projekt-rezoluta amerikane që bllokon përfundimisht ndarjen e Kosovës

01/11/2025
Next Post

"Uji i pijshëm", Memishi: Kemi plan konkret për secilin fshat!

Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë

03/11/2025

Moti me vranësira të ndryshueshme

03/11/2025

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk