Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Gjykata Speciale rikthen komunikimet e ish-krerëve të UÇK-së me familjarë

02/12/2023
Gjykata Speciale rikthen komunikimet e ish-krerëve të UÇK-së me familjarë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy javësh nga kërkesa ‘urgjente’ e Prokurorisë së Specializuar dhe miratimi i përkohshëm i saj nga Trupi Gjykues për t’i ndaluar gjithë komunikimet mes ish krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen dhe familjarëve të tyre, gjendja ka ndryshuar.

Klan Kosova mëson nga burimet e saj, se pas rishqyrtimit të fakteve nga Regjistri dhe ankesave të ekipeve të mbrojtjes, gjykata pritet ta publikojë së shpejti vendimin me anë të së cilit lejon vizitat fizike të familjarëve në Qendrën e Paraburgimit, përveç komunikimeve me telefon dhe përmes Zoom siç kishte këmbëngulur ZPS.

Të premten e 17 nëntorit, Prokuroria e Specializuar dorëzoi kërkesë urgjente për të ndaluar çfarëdo komunikimi me jashtë, përveç kontaktit bazik me ekipet mbrojtëse (apo komunikimi i privilegjuar siç iu referohet në parashtresë) për shkak se prokuroria ka zbuluar nga përgjimet disa-mujore se të akuzuarit Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kishin zbuluar detaje nga dëshmitë e dhëna në seancë private me personat që i vizitonin ata në Qendrën e Paraburgimit, identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur si dhe kishin dërguar mesazhe përmes personave të tretë dhe të katërt tek dëshmitarët të cilët pritej të dëshmonin që ta zbusnin dëshminë e tyre.

Për t’i vërtetuar këto pretendime, Prokuroria u dorëzoi gjykatës dhe ekipeve mbrojtëse edhe transkriptet e komunikimeve që ishin përgjuar.

Mirëpo gjatë këtyre ditëve, mbrojtja e cila pranoi edhe një USB nga Zyra e Prokurorisë, nxori korrespodencë të re komunikimesh me të cilat pretendojnë se ish krerët e UÇK-së, nuk dhanë udhëzime për të ndërhyrë por për të qëndruar sa më larg nga dëshmitarët e prokurorisë, ngaqë çdo bisedë me ta do t’u shkaktonte dëm në procesin gjyqësor.

Më poshtë është zbardhur një pjesë e komunikimeve tjera në Qendrën e Paraburgimit mes një personi (emri i tij mbetet i redaktuar) dhe Kadri Veselit.

– [E REDAKTUAR]: U takuam me [e redaktuar]; pimë kafe me të, [nuk kuptohet].
– Kadri Veseli: Shiko, është mirë që ne kemi [e redaktuar] edhe këtu. Ti je njeri i jashtëzakonshëm dhe nuk ke frikë, por dëgjom, mbaj sa më shumë distancë.

(flasin me njëri – tjetrin vazhdimisht)

– Kadri Veseli: “Mos u bëj merak. […] Qëndro larg prej kësaj sepse mund të na bësh dëm; mundesh me na bë ma shumë dëm se mirë. [e redaktuar], ata nuk mund të na bëjnë dëm, ne nuk kemi probleme. Prej 300 njerëzve që kanë mbet, asnjëri s’mund të na bëjë dëm. Mund të gënjejnë, Zoti merret me ta, munden me gënjy si të duan, por mos u brengos, se pastaj mund ta përdorin këtë të na vënë në pozitë të keqe” – thuhet ndër të tjera në komunikimin e Veselit me vizitorin e tij.

Previous Post

Përplaset një veturë me migrantë në afërsi të Strumicës, ka të lënduar

Next Post

EURO 2024, këto janë qytetet e Gjermanisë ku Shqipëria do të luajë tre ndeshjet e para

Related Posts

Kosovë

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025
Kosovë

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
Kosovë

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK pa asnjë provë do të ishte tragjedi dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare

29/10/2025
Kosovë

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025
Kosovë

Dy të arrestuar në veri për falsifikim të dokumenteve (VIDEO)

29/10/2025
Botë

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

28/10/2025
Next Post
EURO 2024, këto janë qytetet e Gjermanisë ku Shqipëria do të luajë tre ndeshjet e para

EURO 2024, këto janë qytetet e Gjermanisë ku Shqipëria do të luajë tre ndeshjet e para

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025

Çifti mbretëror fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze

30/10/2025

Luciano Spalletti nënshkroi me Juventusin, ja sa do të përfitojë nga kontrata e tij…

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk